Matematika e re/ Një kryetar + një kryetar = Ramë, Gjinush, pushtet…

0
138

Kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi, i sapozgjedhur mes polemikash në krye të institucionit, kafenë e parë si kryetar e piu me një kryetar, të madhin e qeverisë Edi Rama.

Gjinushi u zgjodh në krye të Akademisë së Shkencane në një proces pa garë. I vetëm në fletën e votimit, akadem(y)kët e tjerë mbajtën radhë dhe mbushën një kuti si në kohën e sistemit komunist. Partia ua kishte sjellë kandidatin, ata thjesht duhet ta përkrahnin dhe në fund u konsideruan “zgjedhje të lira dhe të ndershme”…

Sot, në ditën e parë si kryeakademik, Gjinushi qëndroi për disa kohë në një kafe me kryeministrin Rama. Më shumë se mënyra si u kap edhe Akademia e Shkencave, është vrulli i një sistemi politik për të rrëmbyer gjithçka për një qëllim; pushtet me çdo kusht dhe mjet.

Nuk është rastësi që në krye të Akademisë së Shkencave vendoset Skënder Gjinushi, ish-ministër i Arsimit në kohën e qeverisë së fundit komuniste, Kryetar i Partisë Social Demokrate, Kryetar Parlamenti dhe nismëtar i një “studimi ekzemplar” për krijimin e sistemit të Dushkut. Ishte ky matematikan që në zgjedhjet Parlamentare të vitit 2001 solli platformën sesi e majta mund të fitonte 11 deputetë në një zonë elektorale si Dushku i Lushnjës.

Zgjedhjet u shtynë në atë zonë për disa probleme një javë pasi ishin zhvilluar në të gjithë vendin. Këtu hyri në lojë djallëzia matematikore, politike dhe e paimagjinueshme e Gjinushit me shokë. Duke përfituar nga sistemit mazhoritar dhe proporcional, Partia Socialiste u kërkoi zgjedhësve të saj që të votonin si subjekte politike partite aleate, veçanërisht atë të Gjinushit. Në këtë mënyrë u përfituan 11 deputetë në një zonë të vogël.

Po sot çfarë i duhet Ramës “matematika e djallit”? Të dalë të dy nga gjeneza e Partisë së Punës, në gen dhe sjellje, kërkojnë edhe më shumë, që në një sistem demokratik, sa për koperturë të qeverisin si në diktaturë. Thelebi mbetet shkatërrimi i pluralizmit politik dhe kontrolli i të gjithë institucioneve nga kupola qeveritare.

Nga Akademia e Shkencave duhet të dalin studime të thelluara shkencore që më pas vihen në zbatim nga qeveritë. Gjinushi nuk është aty për shkak se ka shkëlqyer në shkencë, por si një njeri me mbështetje të kryeministrit.

Çfarë mesazhi është për Shqipërinë rikthimi i Gjinushit? Jemi 29 vite pas përbysjes së sistemit komunist dhe rikthimi i një fosileve politike është shenja se përveç moralit, është degraduar edhe shkenca, universiteti, dija dhe vlerat kanë rënë përfundimisht në vdekje klinike, por ende ta pakallur.

Kjo shoqëri nuk qenka në gjendje të prodhojë studiues të ndershëm, njerëz që ua kanë kushtuar jetën dijes, por edhe nëse ata akzistojnë (dhe me siguri ka plot të tillë), i ka eliminuar pushteti, politika, kulisa e një sistemi që promovon mbetje, për ti shitur si vlera. Qëllimi mbetet gjithnjë dhe i vetëm; kontroll dhe pushtet absolut!

 Boldnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here