Ende pa nisur protesta, PD: Policia po shoqëron njerëz në komisariat, pa asnjë motiv…

0
117

Kreu i PD-së në Elbasan, Eugen Isaj ka bërë një denoncim publik. Ai shkruan se policia ka shoqëruar më shumë se 20 persona nga qyteti i Elbasanit në mënyrë që të mos marrin pjesë në protestë.

Isaj thekson më tej se qytetarët janë mbajtur në komisariat më shumë se dy-tre orë dhe se kjo gjë po bëhet në mënyrë që pjesëmarrja në protestën e opozitës të jetë sa më e vogël.

Ditën e sotme, pritet që në orën 19:00 të nisë protesta e paralajmëruar e opozitës kundër qeverisë Rama. Kjo është protesta e 6 kombëtare dhe sipas burimeve të Partisë Demokratike, do të marrin pjesë persona të shumtë nga të gjitha rrethet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here