Kryemadhi: Protestat tona paqësore janë protestat, të cilat do të sjellin ndryshimin

0
110

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë takimit me anëtarët e LSI-së në njësinë nr 11 në Tiranë u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë që nesër në orën 19.00 të marin pjesë në protestën e madhe në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. “Prandaj edhe ju bëj thirrje: Mos ndaloni në asnjë moment, por njoftoni miq, shokë, komshinj, familjarë të jemi të gjithë nesër në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në orën 7, atje të jemi të tërë”, tha Kryemadhi, për të cilën theksoi se protestat e opozitës do të jenë jo vetëm paqësore, por edhe protestat që do të sjellin ndryshimin në Shqipëri.

“Nesër do të jetë një nga protestat më të mëdha. Mund të them që mund të jetë edhe më e madhe, sepse çdo herë që ne bëjmë një protestë njerëzit, qytetarët shtohen. Sa herë që ne marrim pjesë në protestë, sa herë që opozita bën thirrje shqiptarëve për protestë, ata i përgjigjen me masivitet. Ajo që na bën të reflektojmë dhe ne si opozitë të jemi të kujdesshëm që të mos bëjmë më gabimet e Edi Ramës dhe të të gjithë politikanëve të tjerë, janë qytetarët e Tiranës që dalin në një masë të madhe kundër këtij regjimi kriminal. Prandaj edhe ju bëj thirrje: Mos ndaloni në asnjë moment, por njoftoni miq, shokë, komshinj, familjarë të jemi të gjithë nesër në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në orën 7, atje të jemi të tërë. Edhe pse është muaji i Ramazanit ku shumë shqiptarë agjërojnë, që ua bëftë Zoti dritë dhe t’u falë atyre mundimet, por të na falë edhe mëkatet ne të tjerëve që i kemi dhënë pushtetin Edi Ramës dhe atë pushtet e ka kthyer në të kundërt të shqiptarëve, prandaj do të jemi të gjithë për të treguar që ne do marrim përsipër çdo gjë që ka të bëjë me të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve. Do të marrim përsipër çdo përgjegjësi që shpëton dhe çliron shqiptarët nga kapja e krimit të organizuar. Do të jemi në ballë të çdo proteste ku shqiptarët duan të jenë qytetarë të lirë të BE-së”, tha Kryemadhi. Kryetarja e LSI u shpreh kundër dhunës në këto protesta. “Ju bëj thirrje që të mos përfshiheni në elementët e dhunës, por të distancoheni nga dhuna, edhe pse njerëzit janë të mërzitur dhe të frustruar dhe ju ka ardhur aty ku nuk mban më, nuk është detyra jonë të bëjmë viktimë Edi Ramën dhe nuk është detyra jonë as të dëmtojmë godinat. Detyra jonë është të rrëzojmë sistemin e kalbur që Edi Rama me krimin e organizuar ka ndërtuar”, tha Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here