Gazetari “shpërthen ashpër” ndaj Skënder Gjinushit: Për turpin e Akademisë së Shkencave….

0
127

Nga Mentor Kikia/

Për turpin e Akademisë së Shkencave….

Ky është Skender Gjinushi, një matematikan dhe ish pedagog i shkëlqyer. Ministër i Arsimit në qeverinë e fundit komuniste, që në 1988-1990 ndërmori reforma ambicioze për kohën, në fushën e arsimit.
Pastaj, hapi një biznes privat, të quajtur “Partia Social-Demokrate”- PSD. Me këtë biznes iu ngjit pas këpucës çdo qeverie të PS-së, duke përfituar për 27 vjet me radhë, herë një deputet, herë një ministri e herë një drejtori, herë një kryetar bashkie e herë një kryetar komune, herë ndonjë leje pallati e herë privilegjin për të mos i dorëzuar selinë e “biznesit” pronarit të ligjshëm.
Sot është bërë Kryetar i Akademisë së Shkencave, froni më i lartë për një kërkues shkencor, studiues, akademik apo shkencëtar. Në një garë aspak dinjitoze.
Unë mendoj se do të ishte nder për Universitetin e Tiranës, nëse Z.Gjinushi do të kishte rimarrë sot shkumësin. Ashtu siç e rimori një pedagog i mrekullueshëm si Fatos Klosi, pasi përfundoi detyrën e tij në krye të një institucioni shumë të rëndësishëm shteteror, si SHISH.
Nuk dimë ende se si do ta menaxhojë Z.Gjinushi këtë institucon, që ka buxhet vetëm për pagat e anëtarëve, ndërsa pastruesen e paguajnë me radhë akademikët.
Por marrja e drejtimit të Akademisë së Shkencave prej tij ia heq edhe atë fije autoriteti që mund të kishte patur ky institucion, pasi e shndërron atë në një lloj drejtorie të administratës.

Fotografia e Mentor Kikia

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here