Standard.al

“Protesta”/ Rama-Lleshaj në panik, rrethojnë godinat qeveritare

0

Gardhe metalike janë vendosur 48 orë para protestës së të shtunës të thirrur nga opozita rreth godinës së Kryeministrisë dhe asaj të Parlamentit.

Prej mëngjesit të sotëm, dy godinat ku prej 16 shkurtit protestohet nga qytetarë të thirrur nga opozita, janë rrethuar me gardhe metalike, ndërsa shtyllat e hekurit pranë tyre janë lyer me graso, për të parandaluar hipjen e protestuesve në to.

Sikundër mësohet, Policia e Shtetit do të angazhojë rreth 1500 trupa, përfshi këtu edhe ato të FNSH-së dhe RENEA-s, që do të qëndrojnë në gadishmëri në rastet e precipitimit të situatave.

Gjithashtu godina e Ministrisë së Brendshme do të merret në mbrojtje nga policia, ndërsa forcat do të jenë të stacionuara në oborrin mes godinës qeveritare dhe Teatrit Kombëtar. Po kështu KQZ, Policia e Tiranës dhe ajo e Shtetit do të jenë nën mbrojtjen e efektivëve të rendit.

Në mbështetje të trupave policore do të jenë në gadishmëri automjetet që hedhin ujë me presion, ndërsa një pjesë e trupave policore do të jenë me maska anti-gaz, për shkak se gjatë protestës nga ana e policisë mund të hidhet gaz kundër protestuesve sikundër ka ndodhur pothuajse në të gjitha protestat e mëparshme.

Nga protestat e deritanishme, përplasjet më të shumta mes protestuesve dhe policisë kanë qenë pranë godinës së Parlamentit, ku ka pasur ndërhyrje të dhunshme nga efektivët e FNSH-së.

Gjatë protestës së 11 majit, ishin këto efektivë që dhunuan edhe Sekretarin Organizativ të PD-së, Sahit Dollapi, ngjarje që shkaktoi reagime të shumta jo vetëm të politikë, por edhe të institucioneve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.