Porosia e Berishës për Bashën…”Nuk ka provë më të rëndësishme mbi tokë për një kryeministër se sa zgjedhjet”

0
103

“Unë kam një princip e mbaj dhe e them. Me Edi Ramën nuk mbahen zgjedhjet. Rama në vitin 2017 kishte një mundësi. Nuk ka provë më të rëndësishme mbi tokë për një kryeministër se sa zgjedhjet. U faktua në 2017”.

Ishte kjo deklarata e Sali Berishës, që deri diku i ngjan një porosie për Lulzim Bashën, teksa po flitet për një dialog mes palëve.

I pyetur drejtpërdrejt nga drejtuesi i emisionit nëse a mund të ketë dialog me Ramën, Berisha tha: Duke lexuar letrat nuk ka asnjë mundësi.

Berisha edhe njëherë theksoi se në 30 qershor nëse nuk arrihet një marrëveshje mund të ketë ëprplasje.

“Opozita nuk mundet kurrë të tërhiqet nga beteja e saj për votën e lirë, ne nuk po kërkojmë pushtet që Avdylët të mos ndikojnë votat e shqiptarëve”, tha ish kryeminsitri.

Ai tha se nuk kishte asnjë ndikim mbi Bashën në lidhje me vendimin për djegien e mandateve, ndërsa theksoi se e mbishtese këtë vendim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here