“Plas” debati live/ Muç Nano: Veliaj ka bërë punë, shpërthen Bushati: Produkt i pistë i manipulimit mediatik, mashtrues ordiner

0
73

Analisti Andi Bushati dhe drejtuesi i emisionit “Provokacija”, Mustafa Nano, kanë debatuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, lidhur me daljen e opozitës nga institucionet dhe kapjen e këtyre institucioneve nga mazhoranca. Gjatë debatit, është diskutuar edhe rreth kryebashkiakut Veliaj dhe mediave të kapura prej tij.

Debati:

Mustafa Nano: Lidhur me Ramën e kam shprehur që është problem për vendin. Shqetësimi im është ky, këtu kemi opozitën në rrugë.

Unë bëj pyetjen, ka njeri që beson se ata njerëz në rrugë, e kanë mendjen tek zgjedhjet e rregullta? Ka njeri që beson se ata janë të shqetësuar nga dhunë strukturore që po ushtron pushteti i Edi Ramës. Kemi gjysmë e një bajge, e cila po na vë thonjtë në grykë dhe thotë o do bëhet si them unë ose ska.

Andi Bushati: Kush ka vënë veton që do bëhet si them unë?

Mustafa Nano: Ne ishim në kornizën e një regjimi politik shqiptar normal. Kishim një kryeministër që qeveriste me korrupsion. Edhe në këto rrethana opozita ja del ta mundë Berishën.

Andi Bushati: Nuk është e njëjta gjë.

Mustafa Nano: Berisha i vidhte votën nga +10 e bëntë minus 10. Ky përdor malavitën.

Andi Bushati: Berisha i tmerrshëm, dakord. Problemi është, kjo aibia që thuhet se opozita e Ramës arriti ta mundë Berishën. Por, ishte opozitë e korracuar me 20 milionerë në grupin parlamentar, që kishte oligarkët e vet, Vizion Plus dhe Top Channel. Sot, jo me gardistët e Ndrea Prendit, por me mënyrat e veta, Rama e ka zhveshur opozitën nga të gjtiha këta, mediat, oligarkët. Kjo opozitë e zhveshur nga këto kolonat e sistemit, e ka të pamundur që armët e pista të këtij sistemi ti përdor. Prandaj, ka marrë gurët ajo.

Mustafa Nano: Këto televizione që thua ti nuk kanë pikë rëndësie.

Andi Bushati: Erion Veliaj është produkt i pistë i fabrikimit mediatik. Ne duhet të grisim teserën e gazetarit, vetëm sepse ekziton Erion Veliaj. Hajde diksutojmë për këtë.

Mustafa Nano: Jemi tek ideja që zgjedhjet i ka marrë Rama. Rama ka përdorur malavitën, e kanë bërë edhe të tjerët. Ky regjim mundet me mjete legale.

Andi Bushati: Jo kur ja ke hequr të gjitha. Edi Rama, që e ktheu në opozitë, ishte opozitë me 20 milionerë në parlament dhe me dy media të mëdha. Saliu kishte Klanin folkloric, por mediat e tjera të mëdha ishin me opozitën.

Mustafa Nano: Përse i jep kaq shumë rëndësi televizioneve? Janë rrjetet sociale, televizionet në gjithë botën Andi Bushati: Sondazhet për Veliajn, janë një falsifikim dhe manipulim perfekt. Fiton se po ti bësh 4 vjet lavazh, që cdo pemë që mbillet bëhet lajm kombëtar, ky është falsifikimi.

Mustafa Nano: Ty të dalin në gjumë disa personazhe, ke në target disa persona. Nuk mund të vish në studion me idenë që do ja vesh njëherë Erionit.

Andi Bushati: Aq I fortë është pushteti mediatik, sa ta bën të zezën të bardhë.

Mustafa Nano:Është e vërtet që ka përdorur marketingun në mënyrë banale. Por ai ka bërë edhe punë.

Ylli Rakipi: Cfarë përshembull? Gradacelat?

Mustafa Nano: Qendra e Tiranës është bërë e aksesueshme.

Bushati: Një njeri që i thotë shqitparëve, më votoni se nuk do bëj ndërtim dhe ka dhënë 500 leje, është mashtrues ordiner. Në vende të tjera i kanë djegur në turrën e druve këta njerëz.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here