Standard.al

“Në Shqipëri po ndodh një gjë e “hatashme!” Reagon gazetari: Po pastrojmë kanalet! I meritojmë negociatat më në fund

0

Mentor Kikia/

Po pastrojmë kanalet! I meritojmë negociatat më në fund.

E mendoni dot të përbënte lajm në një vend të BE-së që fadromat diku në një fshat po pastrojnë kanalet kulluese? Padyshim që jo! Sepse kjo është puna më e rëndomtë që duhet të bëjnë strukturat përkatëse të pushtetit vendor apo ministrisë së bujqësisë. Por në Shqipëri po ndodh një gjë e “hatashme”. Për herë të parë që nga viti 1990, po pastrohen kanalet.
Për tri dekada me radhë, sistemi i kapilarëve që bën largimin e ujërave nga tokat, u braktis. Ndërsa njerëzit ndërtuan mbi kanale, i mbushën me inerte për të bërë secili rrugën e shtëpisë së tij, hodhën aty mbeturinat dhe gjithëçka tjetër. Askush nuk na ndaloi në këtë marrëzi. Dhe pas çdo përmbytjeje bërtisnim për ndihmë.
Politikanë të shumtë vanë e u kthyen rrugëve të fshatrave, duke premtuar çdo gjë e duke mos bërë asgjë. Ndërsa kanalet nuk i zunë as me gojë e as me dorë.
Do të thoni përse është kaq shumë e rëndësishme kjo? Një vend që nuk pastron kanalizimet, a nuk është njësoj si ai njeriu që nuk lan këmbët? A nuk ju duket ironike ambicja jonë për t’iu bashkuar BE-së, kur për tri dekada s’kemi bërë punën më të rëndomtë?

Fotografia e Mentor Kikia

Fotografia e Mentor Kikia

Fotografia e Mentor Kikia

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.