Kërcënimet e kryeministrit Rama/ Flet juristi: Rama po luan ‘blofin’

0
87

Juristi Sokol Azizaj, i ftuar në studion e emisionit “Byro Politike” në televizionin ABC News, foli ndër të tjera edhe lidhur me kërcënimet e kryeministrit Edi Rama për ashpërsimin e kodit penal për ata që cënojnë mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Sipas Azizaj, Rama po luan blofin me ashpërsimin e Kodit Penal për ata që prishin zgjedhjet, pasi sipas tij, ndryshimet në të nuk kalojnë dot me procedurë të përshpejtuar. Sipas tij, duhet 45 ditë që të hyjnë në fuqi.

“Rama po luan ‘blofin’ me ashpërsimin e Kodit Penal për ata që prishin zgjedhjet. Ndryshimet në Kodin Penal nuk kalojnë me procedurë të përshpejtuar dhe duhen 45 ditë që të hyjnë në fuqi”, – tha ndër të tjera Azizaj.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë ata që do të përpiqen të bllokojnë mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor. Ai i paralajmëroi qytetarët se veç ndëshkimeve të tyre nga ligji, ata nuk do të mund të dalin më as në BE e as në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here