Standard.al

Ekspertët japim alarmin: Kriza politike po “trondit” ekonominë

0

Edhe me zgjidhjen e krizës politike, ndikimi negativ që ajo po jep në ekonomi do të jetë i vështirë për t’u tejkaluar.

Sipas ekspertëve të fushës dhe përfaqësuesve të biznesit, të ftuar në “A2 Business Week”, shpeshtësia e krizave ul besimin e investitorëve të huaj dhe dëmton imazhin e vendit.

“Njerëzit nuk besojnë të investojnë, nuk besojnë se situata do të përmirësohet dhe se përmirësimi do të zgjasë më shumë se dy vjet. Ne duhet të konsolidojmë sistemin politik”, është shprehur eksperti i çështjeve ekonomike, Panajot Soko.

“Një vendi me imazh të brishtë si Shqipëria në një fushë po aq të brishtë si turizmi i duhet shumë pak që njerëzit të tërhiqen. Njerëzit janë skeptik edhe pa kriza, zgjedhje ka pafund se ku mund të kalojnë pushimet”, deklaroi Kliton Gërxhani, kryetar i Tur-Operatorëve.

Krahas anulimit të rezervimeve në turizëm, kriza po ndikon në frenimin e investimeve nga bizneset dhe në një stepje të konsumit nga qytetarët.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.