Dy letra në dy ditë/ Çfarë fshihet pas mesazheve të Ramës?

0
142

Edi Rama ka bërë një gjest jo të zakonshëm duke iu drejtuar brenda të mërkurës dhe të enjtes me dy letra të ndryshme rivalit të tij politik Lulzim Bashës. Vetë gjesti i shoqëruar edhe me epitetet që zbukurojnë mesazhet, për detyrim këmbëngulës për të folur, për kërkesa pa humbur durimin duket sikur kryeministri po shtrin dorën për të gjetur një zgjidhje.

Por, në fakt pas kërkesave dëshpëruese për tu ulur në dialog qëndron një hipokrizi tej normales.

Dhe kjo për disa arsye:

Së pari se nuk mund të hyet në bisedime paqtimi përmes fyerjes së partnerit, duke e etiketuar tjetrin si një rrugëhumbur që nuk përfaqëson asgjë, aq më pak popullin, që nuk ka as peshë as mbështetës, dhe që po e dëgdis forcën e vet në esfeltin e irrelevancës politike.

Së dyti nuk mund të shkosh drejt kompromisit duke e shantazhuar partnerin. Në letrën e Ramës bie në sy krcënimi me burg për krime të pakryera që ende janë në imagjinatë. Vërehet përdorimi si kamzhik i reforrmës në drejtësi. Shikohet përdoimi i çkompleksuar i partnerëve të SHBA dhe BE, që do godasin kundërshtarët e tij politikë.

Së treti dhe më e rëndësishmja është shprehja për të filluar “të vetmen rrugë që njeh demokracia, Dialogun…”. Po a është dialogu pa kushte e vetmja rrugë ashtu sikurse pretendon kryeministri?

Natyrisht që jo.

Sepse që ai të jetë real, që ai të përfundojë me fryte dhe paqe për të duhet punuar.

Le të imagjinojmë për një çast se Rama nuk negocion me kërkesën themelore të opozitës për largimin e tij. Le besojmë se ai është vërtet i bindur në absurditetin dhe pa themeltësinë e saj.

Por ka disa hapa të tjera që ai mund të bënte përpopos letrave për të mundësuar dialogun.

Fjala vjen, nëse një shqetësim i opozitës është blerja e votës a mund të hiqte ai dorë nga mbrojtja publike që i bën Vangjush Dakos duke i quajtur “sallatë fjalësh” përgjimet me trafikantë droge që i kanë dëgjuar gjithë shqiptarët? A nuk mund të bënte ai një gjest minimal dhe të deklaronte se Dakon nuk e rikandidoi pikërisht për këtë, pra me sqimën e një lideri që ndonëse nuk e quan mikun e tij të fajshëm e sheh atë së paku si të dyshuar.

Nëse opozita e ka lënë parlamentin edhe sepse e përdhosën keq brenda atyre mureve, duke kaluar ligje antikushtetuese si ai për shembjen e Teatrit Kombëtar, a mund të shpallte Rama ngrirjen e këtij projekti së paku sa vihej në funksion Gjykata Kushtetuese?

Nëse PD dhe LSI janë mbështetur nga të gjitha institucionet ekonomike ndërkombëtare në dënimin e tenderave pa garë, zhdukjes së konkurencën në ekonomi, koncesioneve dhe PPP-ve a duhet ti thoshte Rama stop përpjekjeve duke vazhduar këtë rrugë dhe duke grabitur edhe tokat e bregdetit më ligjin për Korporatën e Investimeve?

A mund të jepte ai një shenjë kmpromisi duke anulluar tenderin me një konkurent fiktiv të Unazës së re, pasi të gjithë shqiptarët e panë farsën e letrave fallco dhe kompanive fantazëm?

Megjithëse periferike dhe aspak zgjidhje për krizën e madhe këto mund të ishin disa sinjale që do ti tregonin publikut se kryeministri do vërtet dialog duke hequr dorë nga deliri, grykësia dhe të qenit mburojë për banditët.

Por kryeministri shkruan letra dhe njëkohësisht vazhdon të mohojë faktet kriminale, vazhdon rrugën e pasurimit të dhjetë oligarkëve dhe vazhdon të mbështesë projektet grabitqaro–delirante të kullëzimit të TiRamës që ka në kokë.

Prandaj ai ftesta për dialog i ka thjeshtë një ushtrim stili që e përdor për fasadë, por aspak shqetësim real për të gjetur një zgjidhje./Lapsi.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here