Deklaratë e fortë/ “Rama po qurravitet, ka frikë, gati të bëjë çdo kompromis për…”

0
117

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, ka reaguar lidhur me letrat e hapura që kryeministri Edi Rama i ka drejtuar kreut të PD-së, Lulzim Basha, ku i kërkon dialog pa kushte.

Kryemadhi tha se Rama është gati për çdo kompromis vetëm që të mbajë karrigen e tij.

“Dëgjojmë si qurravitet dhe shkruan letra për Bashën, tregon që ka frikë, që është gati të bëj çdo kompromis për karrigen e tij.

Ka një përgjigje, nuk ka kompromis, por ka dialog të shqiptarëve me njëri tjetrin dhe partitë politike për të larguar njëherë e përgjithmonë fytyrën e krimit nga politika shqiptare dhe nga zgjedhjet shqiptare.

Sot ne jemi më të qartë se kushto tjetër, që nuk ka zgjedhje në Shqipëri që t’i bëjë Rama siç i bënte Enver Hoxha”, shprehet Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here