Aksioni i opozitës, Basha takim me aleatët…

0
104

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të takojë sot aleatët e tij në seli, në orën 10:30.

Ky takim i Bashës me aleatët vjen dy ditë para protestës së 25 majit para Kryeministrisë, protesta e shtatë radhazi kombëtare.

Basha, më herët tha për gazetarët se zemërimi popullor vetëm do të rritet përballë kësaj qeverie, të cilën e fajësoi se po kërcënon seriozisht rendin demokratik.

Gjithashtu Basha tha se PD-ja dhe opozita kanë për detyrë të përballen me të keqen, duke nxjerrë programin politik si alternativë shpëtimi për qytetarët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here