Studentët rikthehen….kanë 14 kërkesa për ministren e Arsimit

0
107

Studentët rikthehen në protestë, pasi këshillat studentore njoftuan organizimin e një tubimi kombëtar para Ministrisë së Arsimit. Në listën e kërkesave të rinjtë kanë renditur 14 pika, një pjesë prej tyre të paplotësuara nga protesta e parë. Gjithashtu ata kanë shtuar edhe kërkesa të reja.

Janë 14 kërkesa që këshillat studentorë të universiteteve i kanë drejtuar ministres së Arsimit, Besa Shahini. Ndër pikat më të rëndësishme të listës së kërkesave është ulja me 50% të tarifës së Masterit, heqja e tarifave shtesë për provimet e prapambetura, kriteri i gjuhës së huaj të ruhet por të jepet si provim në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja me tarifë të përballueshme prej tyre.

Nga ana tjetër ata kërkojnë gjithashtu investime urgjente në laboratorë e kabinete, rritjen e peshës së votës studentore në 25%, por edhe rritjen e pagës për pedagogët. Ende nuk dihet çfarë përmasash do të marrë portesta e sotme, ndërsa priten edhe studentë nga rrethet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here