Standard.al

“Rama përballë një testi”, Malaj: Pas zgjedhjeve pa opozitën nuk qeveriset

0

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj i ftuar në emisionin “Tempora “ në RTV Ora deklaroi se kryeministri Edi Rama në këtë moment është përballë një testi nëse do mbetet thjeshtë një kryetar partie, apo do të marrë përgjegjësi për vendin.

Më tej Malaj u shpreh se pas zgjedhjeve nëse do të bëhen pa opozitën, nuk mund të qeveriset.

Arben Malaj: Në analizën që një grup ekonomistësh kanë bërë, ajo që liderët politikë mendojnë që duhet të mendojnë pse duhet të bëjën kompromis është ekonomia nuk ëhstë politika. Nëse do bëjnë marrëveshje bazuar mbi parimet politike ata do të shkojnë në zgjdhje pa zgjidhje. Pra do sigurojnë mbijetesën e tyre. Nëse ata do të kuptojnë që rënia ekonomike prodhon varfëri, pabarazi, probleme të thella sociale, e bën vendin më të varfër shpirtërisht dhe ekonomikisht. Kryeministri e ka informacionin se çfarë po ndodh me ekonominë shqiptare dhe me buxhetin. Atëherë ky është testi real i lidershipit të Ramës. Rama tani ka një test përballë. Do të mbetet thjeshtë një kryetar partie, apo do të marrë përgjegjësi për vendin. 

Po ju përdor rastin kur në 2001 në Dushk të Lushnjes u arrit të merreshin 13 deputetë. Nga pikëpamja ligjore, por politika nuk është ligjore është morale ne e kishim bazën ligjore dhe në atë kohë unë isha kryetar grupi dhe negocioja edhe me BE-në dhe përhgjigja e tyre ishte e artë: “Ne nuk po vemë në dyshim legjitimitetin, shumicën për ta zgjedhur ju qeverinë, ne nuk mendojmë se ju e keni të drejtën morale me këtë kalkulim matematikor të zgjidhni presidentin e vendit”. Dhe ne nuk e cuam vendin në krizë. 

Rama mund të bëjë cfarë të dojë me pushtetin e tij, por nuk qeveriset më pas zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e opozitës. 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.