Rama i kthen përgjigje kritikave të forta të Presidentit…

0
97

Kryeministri Edi Rama nuk ka vonuar t’i përgjigjet kritikave të forta të Presidentit Ilir Meta për Reformën në Drejtësi, që po trumbetohet si sukses në një kohë kur siç Meta theksoi, ende pas tre vjetësh që ka nisur, vendit i mungon Gjykata Kushtetuese!

Rama, në Twitter ka replikuar me dy mesazhe njerin pas tjetrit: “A e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese Presidentin e Republikës të mbrojë datën e zgjedhjeve që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar? – ngre pyetjen Kryeministri. – Falë Vetingut, Gjykata Kushtetuese është sot një djep bosh pa shejtanin brenda! Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj.

Padiskutim, Presidenti ka të drejtë kur thotë “djegia e mandateve është e papranueshme”, po dhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet! S’e dimë opinionin e Presidentit për këtë dhe bashkë me kritikat e tij,mezi e presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit”, përfundon Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here