Standard.al

“Procese të parregullta ligjore!” Kryetarja e Komisionit të Medias: Gjinushi të tërhiqet nga gara

0

Kryetarja e Komisionit të Medias, Fatjona Dhimitri, kërkon dorëheqjen e Skënder Gjinushit nga gara për Kryetar të Akademisë së Shkencave. Deputetja e opozitës së re në Kuvend i cilëson të nxituara, të padobishme dhe në kundrështim me ligjin zgjedhjet për kreun e Akademisë.

Të nxituara, të padobishme dhe në kundërshtim me ligjin i cilësoi zgjedhjet që do të zhvillohen më 24 maj në Akademinë e Shkencave, kryetarja e Komisionit Parlamentar të Edukimit.

Deputetja e opozitës në Kuvend, Fatjona Dhimitri, në një deklaratë për mediat tha se zgjedhjet duhet të zhvillohen pasi ligji i ri të hyjë në fuqi.

Fatjona Dhimitri: Ju bëj thirrje të gjithë akademikëve për të hyrë mos hyrë në aventurën e zgjedhjeve të 24 majit sakohë ligjërisht duhet presin përpilimin dhe hyrjen në fuqi të kuadrit të ri ligjior.Të mos përfshihen në procese të parregullta ligjore. Theksoj se nuk ka asnjë nxitim për mbajtjen e zgjedhjeve të pretenduara me 24 maj, pikërisht tani që ndërtimi i ligjit për Akademinë e Shkencave ka hyrë në proces.

Dhimitri kërkoi largimin nga gara të kandidatit të vetëm, Skënder Gjinushit.

Fatjona Dhimitri: Edhe shkencën ne politikanët e partive politike do ta drejtojmë zoti Skënder Gjinushi? Zoti Gjinushi, tërhiquni nga zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, mos e censuroni kornizën e mendimit shkencor të Shqipëri.

Në një reagim për Televizionin Ora, Skënder Gjinushi e cilësoi politike deklaratën dhe tha se do të vijojë garën për kryetar të Akademisë së Shkencave.

Më 24 maj zgjedhje do të ketë edhe për disa pozicione vakante, për zëvendëskryetar të Akademisë, Sekretar Shkencor dhe kryetar të Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.