Presidenti Meta “shigjeton” Ramën e Thaçin: Autoritarë të koordinuar që provokojnë…

1
140

Presidenti Ilir Meta ka postuar në rrjet një koment lidhur me ato që i quan delirime gjoja patriotike që bëhen nga politikanët autoritarë për t’u shmangur nga llogaridhëniet e brendshme.

Duket se me këtë postim në rrjet, Meta ka thumbuar kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të cilët në muajt e fundit kanë mbështetur tezat për ndryshime kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë, me shkëmbime territoresh.

‘Dëgjojmë shpesh: “Pse të mos bashkohen të gjithë shqiptarët? Pse të mos bashkohen të gjithë serbët? Pse të mos bashkohen të gjithë kroatët?

Pse të mos bashkohen të gjithë boshnjakët?” Këto delirime, gjoja patriotike, më shumë se sa folklorizëm, janë një diabolizëm i gjallë. Është një përpjekje e politikanëve autoritarë, shpeshherë në mënyrë të koordinuar, për t’u shmangur nga llogaridhëniet e brendshme dhe për të provokuar tema që spostojnë vëmendjen e opinionit dhe përgjegjësitë e tyre”, shkruan Meta.

Më herët, Presidenti po në rrjet ka shkruar se në Ballkan çdo komb është diku shumicë dhe diku pakicë.

“E vetmja zgjidhje është bashkëjetesa dhe respektimi i standardeve europiane për pakicat. Ne e dimë shumë mirë se çfarë ka ndodhur në Ballkan. Qindra mijëra njerëz u vranë dhe asnjë centimetër kufi nuk u ndryshua”, shkruan Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Korrupsioni buron nga egoja,,egoja buron nga deshira e pasjes,jo e te qenurit.
    Karakteret e brymosura me identitet , besim ne Zot jane te dashuruar pas famljes ,atdheut,vlerave te qenesishme.
    Mirepo te ardhur nga edukata ,pa zot gjithe cka u perfshine tash 30 vjet deri ne nivel specialistesh ne drejtim administrim paten moto :Bej si te gjithe :perfito nga cdo gje, gjithkund.Edhe nje magazinjer pa shkolle militant apo servil i partse u be aq me komoditet ne saje te perfitimeve sa iu duk vetja ma nalt se te tjeret.U shkaterrua perfundimisht qenja duke vene moton :e rendesishme nuk eshte kush je cfare perfaqeson por sa e si ke.Kodoshet u thoshnin femrave :Nje jete kena ,le te bejme qef.Dhe femrat e perqafuan menjehere kete mortaje duke shitur dinjitetin e tyre. U bene kodoshe e kodoshe te njeri tjetrit. U harrua se nga e marrin frymen oksigjenin,nga e marrin driten ,ngrohtesine,nga e marrin ujin ,,pse ne fund te fundit jetojne? U shmang Krijuesi e u bene gjasme “zot te fateve te veta” Un vertet nuk arrij te kuptoj se ne cfare injorance jeton njeriu ne epoken e Hi Tek.Prandaj kemi keto burra e gra kaq te zhgarravitur. O te babezitur Kryeministra,ministra drejtore,femra mendjelehta a kudo jeni; thirrini mendjes:Jeta e vertete fillon pas vdekjes ,aty jeni vetem perballe se vertetes se Krijuesit.Jeta ne toke asht sekuenca me e pavlere por ne kete sekuence trupi , mendja juaj nuk duhet shperdoruar e marrosur por duhet marre seriozisht ma shum se kurre. Kthehunii,mendoni Krijuesin dhe rifilloni te zhbeni gjthcka ndertuat pa Te.Keto jane fjalet e mia te zhveshura nga cdo sdoo strukturim,varesi,apo mungese lirie.Ne mua eshte Zoti prandaj flase shpirti im prane tij eshte i lire nga helm.Kthehuni! Un Jam!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here