Meta mesazh të fortë politikës shqiptare: EURALIUS s’erdhi në takim, nga kush mori porosi? Reforma po kap institucionet!!

0
136

Presidenti Ilir Meta, ka lëshuar mesazhe të forta për politikën shqiptare. I pranishëm në konferencën për Sigurinë në Ballkan, Meta u ndal tek Reforma në Drejtësi.

Presidenti u shpreh se nëse kjo reformë do të ishte sukses, atëherë Shqipëria sot do të ishte me gjykatë Kushtetuese.

Presidenti foli për Vettingun, dhe shigjetoi ndërkombëtarët se kanë anashkaluar angazhimin për të parë ecurinë e Reformës në Drejtësi.

Presidenti tregoi se ai ka kontaktuar EURALIUS, për hedhjen e shortit të KED, dhe në ditën e fundit, ky mision i ka kthyer përgjigjie se nuk mund të jetë i pranishëm, pasi është mision teknik. Meta akuzoi se EURALIUS në Tiranë kishte marrë një porosi politike për të mos shkuar në takim.

Fjala e Ilir Metës:

Kam 3 vite e kam shmangur të flas për reformën në drejtësi. Nuk do them nëse është sukses apo dështim, por nëse do ishte sukses, Shqipëria nuk do të ishte asnjë minutë pa Gjykatë Kushtetuese. Kur isha kryetar Kuvendi, thashë po, Vetting për të gjithë, por kujdes se nuk duhet të cënohet funksionimi i insititucioneve. Gjykata Kushtetuese, me përjashtim të disa individëve ka histori pozitive. Reforma bëhet me standarte, jo me retorikë apo me emra. Janë forma të reja të kapjes së institucioneve. Ndalemi tek Gjykata, se s’jam i qetë pa e ndarë këtë merak me ju.

Në dhjetor të 2016, mora një iniciativë për ndarjen e shortit të KED. Është institucioni kryesor, kam bërë përpjekjet më të mëdha, që kjo të ishte gjëja më e mirë. Herën e dytë, si president, asnjë s’mbante përgjegjësi, përfshirë edhe partnerët ndërkombëtarë.

Kam kërkuar angazhimin e EURALIUS, për të parë ecurinë e Reformës në Drejtësi. Kam folur hapur, dua të hedh shortin, por ne e dimë shumë mirë çfarë ndodhi një vit më parë. Të shohim çfarë po ndodh, të unifikojmë një qendrim të përbashkët, pasi jemi në një situatë ekstra ligjore.

Po të jetë për debate, unë ia kaloj parlamentit, se është përgjegjësi e tyre, dhe ditën e fundit, EURALIUS na kthen përgjigje që ne nuk vimë dot në takim pasi jemi mision teknik. Pra, mision teknik, me porosi politike. Akoma nuk dihet kush e dha atë porosi. Unë jam presidenti, më duhet të di porosia. Si e jep EURALIUS, një vërtetim për një kryetar Komisioni në kundërshtim me kushtetutën.  Reforma do të jetë e suksesshme kur të ketë më shumë investime.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here