Standard.al

Memoradumi që i dhanë Ismail Qemalit. Nga rilindësit e djeshëm, në kujtesë për të sotmit!

0

Përgatiti për botim Dr. Ndriçim Mehmeti

“Një memorandum i dhanë Kryetarit t’onë me 15 nënëshkrime prej ata me të mirit Shqipëtarë, andaj para e pamë të nevojshme që ta shtypim dhe ne , se është me rëndësi dhe intereson popullin Shqipëtar” .

Memorandumi u bë kështu: Të nënëshkruarit dyke shikuar gjendjen e Shqipërisë, po guxojmë të paraqitim të ndermes Qeveri shënimet e mëposhtëme.

1-a. Dihetë fort mirë se jet’e një kombi dhe e një qeverie është e lidhur me gjendjen me gjendjen e tytre financiare. Shqipëria sot për sot s’ka ndonjë boxhet të lulëzuar dhe përpara një ardhjeje të pakë vendi ynë ka nevojë për një shumicë të prishurash, në të gjitha degët e administratës dhe më tepër të arsimit të përgjithëshmë, të unëve të përbotëshme dhe të xhandërmarisë. Është pra një nevojë e madhe që të ardhurat e Shtetit të përdorenë për gjërat e nevojshme, dyke bërë më të madhen ikonomi në të prishurat e pa-dobishme. Për fat të keq dhe me shumë hidhërim po shohim dhe po dëgjojmë se gjer tani në Qeveri të përtanishmë, rrogat që u janë shënuarë nënëpunësve janë të larta edhe prej atyre që jepeshin në kohë të Turqisë, bashkë me shumësin e rrogave, po vërejmë një tok memuriete (nëpunësish-N.M) fare të pa-nevojshmë, si këshilltarë të pretorevet ett., punë që dobëtojnë Shqipërinë dyke prishur të hollat në mënyrë farre të padobishme. Qeveria e përtashme, është fort nevojë e madhe, që të bëjë me të shpejtë më të madhen ikonomi dhe të regullojë financat duke vënë në udhe llogaritë dhe dyke mbajtur të çelur e të njohur ç’do prishje (Buxhetin). Trazim dhe keqpërdorja (Abus) në financat janë shënuar lehtazi në Qeverin e përtashme, po s’është dashur të mirren në vërejtje dhe të hollat po jipen pa masë në gjëra të pa-nevojhsme në vent që të regullohet pun’ e arsimit dhe çështja e studentvet dhe të rrugaçet. Prapë në këtë mënyrë dhe pa ndo një regull ka rjedhur shitja e dhjetave (asharet).

2-a Qeveria e përtanishme me qënë se nuk ka edhe nomet e duhura për punën e përbotëshme, s’është nevojë e madhe që sa pa themeluar sunimi definitiv, e sa pa bërë nomet prej mbledhjes së përgjithëshme sot as ndonjë koncesion (imitas), e as një hua s’munt të njohë dhe responsabilite (mesuliet) të mos jepet dhe as një hua të mos miret.

3-a Jet’ e një njeriu dhe një Kombi pa dyshim që vetëm në siguri mund të mbahet, dhe Qeveria jonë duhet më parë se çdo gjë të kujdeset për mbarimin e kësaj sigurie, që Shqipëria e pret dhe po e dëshëron në kaqe kohë e tu. Kondicja e parë e sigurisë është drejtësia, e cila duhet të jetë bara për gjithë botën, e lirë dhe e pa-penguarë, për fat të keq deri më sot drejtësia kanë qenë nënë influencën e njëri dhe tjetrit, dhe në këtë mënyrë ka humbur indipedencien që ka dhe në shtete fare despotike dhe kështu kemi parë njerës të nxjerrë nga burgu me një copë pusulle, dhe fajtorët t’i lënë të lirë dyke shkelur nënë këmbë vleftën e nomit (ligjit-N.M). Me qenë se ku mungon drejtësia nuk mund të ketë as lumtëria populli e as fuqi Qeveria, kësaj çështje do dhënë gjithë rëndësinë e nevojshme, dhe një urdhër i rrept i duhet dhënë nëpunësvet, të mos dalin kurrë jashtë nomit dhe detyrës.

4-a Jeta, nderi, përparimi, kamja dhe fuqia e një Shteti e një populli, mvaren në rregull’ e mirë e Xhandarmërisë dhe të Policisë dy shtyllat e drejtësisë, prej të cilave vjen anarkia me gjithë ligësitë e saj. Që 10 muaj që filloi indëpendencia jonë, as një çap s’është bërë po për kundra, dyke patur në vent t’ënë kaq shumë oficerë të mirë dhe të nderçëm, oficerë të rinj janë bërë njerës, që s’kanë patur asnjë marrëdhënie me ushtërinë. Duhet të qërohen pra të tillë oficerë dhe të besohet puna e xhandarmërisë dhe e Policisë në duar të nderçme dhe të stërvitura dhe të zgjidhni dhe të zgjidhni xhandar e polic me kujdes të math me një regull të shtrënguar.

5-a Nëpunësit e Shtetit të mbëdhenj dhe të vegjël, duhet të jenë zgjedhur prej njerës të nder, me dituri dhe të zotër, se vetëm kështu mund të mbahet jeta dhe nderi i një shteti. Për fat të keq shumë nëpunës janë nga shkaku i hatërit e i tarafit, pa patur asnjë vleftë. Me këtë mënyrë po xbret nderi i Qeverisë dhe ç’faqet reziku i anarkisë. Duhet pa humbur kohë nëpunësit të qërohen e të zgjidhen mirë.

6-a As një punë nuk mund të mbahet mirë e të rjedhë me, rregull, po që krye e gjithë punëvet’ Ministeri e Kabineti s’pati regull dhe rëndësi në sjelljet e tij. Me shumë hidhërim themi se Ministeritë gjejmë shumë të vështira, dhe ndalin në mbarim të detyrësë, nga shkaku se s’është ven aspak regull në mënyrën e punimit dhe s’kanë ndarë atributet (salahijet) dhe responsabiliteti i ç’do Ministerie, po më pimë të një Ministeri përzjehet me një minister tjetër. Këto janë ca nga pikat e nevojshme, që guxojmë t’jua paraqitim. Për çdo pikë të qarjeve t’ona kemi shumë shëmmbëlla, po muk mkemi dashur të hyjmë kthjelltëisht dhe në xgjatjet e çështjevet, me gjithë këtë e shohim si një detyrë vetëdie dhe urdhër që t’i heqim vërejtjen e Qeverisë s’onë të përtanishmë mi këto pika dhe aqe më shumë sa Qeverua është lark Kontrollit që Kongresi ja dha detyrë mbledhjes së Kombit si nëkëmbës e saj. Duke mbaruarë sigurojmë Ç’këlqenjësinë e zotërisësate, se gizimi ynë s’është tjatër vetëm të jemi zëshpënës e një shumice njerës, që në një kohë që presin lulëzimin e përparimin e mëmëdheut shohim e gjykojmë fort mirë, gjendjen e kritikëshme të sotmë dhe kupëtojmë rezikun që rrethon Kombin t’onë.”

Me nder

Midhat Frashëri, Abdul Ypi, Mendu Zavalani, Mihal Grameno, Grigor M. Cilka, Sait Qemal (Kanina), Themistokli Gërmenji, Idhomene Kosturi, Nexhati Libohova, Stavre Karoli, Izet Zavalani, G. Zografi, Veli Klisura, aik Deshnica, Hasan Xh. Gjitrokastra. “Xgjimi”, Korçë, Vjesht’ e III-të, nr-2, 1913, fq.72-73-74.

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.