Ish-deputeti nuk kursen “sulmet” ndaj Ramës: Dikush ti shpjegojë se bota nuk fillon me atë!

0
126

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu nuk kursen sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në “Facebook”, Shehu shprehet se prezantimi i kryeministrit sot rreth arsimit, nuk ka të bëjë aspak me botimet apo revistat shkencore dhe profesionale.  Në shkrim, ish-deputeti nuk kursen as ironinë ndërsa shton se Rama jeton me idenë se ‘Bota fillon me të”.

“Kryeministri vazhdon te jetoje me idene se “Bota fillon me ate”. Kjo u konstatua edhe sot gjate paraqitjes se projektit per “Edukimin ne distance” ne funksion te “Edukimit te vazhdueshem” ne mjekesi, E-Learning. Dikush duhet t’i shpjegoje Kryeministrit se “disa gjera” jane bere ne vite, se metodat e rritjes shkencore e profesionale jane te larmishme, ne zgjerim, pa mohuar njera tjetren dhe jo si i interpretoi ai ne ate aktivitet. Edukimi i vazhdueshem eshte implementuar ne Shqiperi qe me vitin 2010. “Edukimi ne distance” duhet perfshire ne kete proces, por kjo nuk eliminon, nuk anatemon Konferencat, Kongreset, Leksionet pra “Aktivietet e drejtperdrejta”, sic deduktoi sot Kryeministri.

Keto jane komplementare, vecanerisht kur “arsenalet” shkencore e profesionale kane arritur dimensione stratosferike. Nga ana tjeter dikush duhet t’i shpjegoje Kryeministrit se ajo cfare u prezantua sot nuk ka te beje aspak me botimet ne revista a periodike shkencore e profesionale, te cilat ngelin me vlera te medha. Koncepti i “Edukimit ne distance” u fut ne Ligjin e Aresimit te Larte qe ne vitin 2007 me Nenin 24 te tij, por eshte hequr ne Ligjin rilindas te vitit 2015 me Nenin 69, kurse me nenin 81 perfshihet si subjekt i tij edhe “Formimi i vazhduar”. Pra “Bota nuk u krijua sot”, ne fakt po “demtohet sot nga Rilindja”, argument ky plus edhe per problemet e atij Ligji.”-shkruan Shehu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here