Thaçi-Haradinaj-Rama, foto sa 1000 fjalë!

0
121
Nga Ermal Mulosmani 

Presidenti Hashim Thaçi nuk ka lënë rast pa deklaruar që Samiti i Berlinit ishte pa asnjë rezultat konkret.

Madje, pa filluar mirë Samiti, në një intervistë për Top Channel, Presidenti do të deklaronte ‘Në këtë Samit  nuk ka vendimmarrje për dialog, nuk ka negociata e lëre më ndonjë marrëveshje ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë sepse çdo marrëveshje e tillë do të merrej vetëm me atëherë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë prezente dhe udhëheqin bisedimet’.

Ndërkohë, në një intervistë tjetër në kuadrin e Samitin e Brdo Brijuni-t, në Tiranë, Presidenti i Kosovës u tërhoqi vëmendjen Gjermanisë dhe Francës me fjalët ‘Isha i tmeeerrrrruaaar kur mora vesh që fuqitë evropiane ishin të parakorduara me fuqinë kryesore të botës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës’.

Të krijohej përshtypja që Hashim Thaçi është njëfarë faktori mbi palët, që i quante ‘të dobët dhe jo dinamik’ fuqitë e mëdha. Fjala e ndarë ‘i tmmmeeeerrrruuuaaaarr’ tregonte njëfarë epërsie të tij mbi Macronin dhe Merkelin.

Ndërkohë që Hashim Thaçi është President i një vendi të vogël që aspiron ti hiqen vizat nga as më pak e as më shumë sesa Gjermania dhe Franca (vendet kryesore të Evropës) dhe të integrohet në BE.

Pata përshtypjen që, as në takime nuk ka shkuar. Pa u pregatitë mirë ata nuk ka takime. Hajt, për kortezi -, – thashë me vete- do u ketë dhënë dorën. Por duke ua tërhequr mirë veshin!

Kur, ç’të shoh! Veç shikojeni këtë foto që flet më shumë sesa 1000 fjalë. Shikojeni qeshjen servile, të shtirë, nënshtruese, aspak dinjitoze të Presidentit. Edhe Kryeministri Rama duket që po ndjek me vëmendje të shtuar Presidentin Macron…

Nga ana tjetër, Kryeministri Haradinaj duket që është përfshirë në një çështje tjetër jo aq serioze…

Ishte krejt e kundërta e asaj çfarë deklarohej nëpër intervista. Aty Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron mu dukën si njerëzit më të rëndësishëm të planetit ndërsa Presdienti Thaçi si një nxënës i dobët që shpreson tu marrë ndonjë notë kaluese mësuesve të rreptë.

Prandaj fotot nganjëherë janë më të rëndësishme se fjalët.

Nuk më duket fort ‘i tmmmeeeeerrrrruuuuaaaaarrrr’ Presidenti…..

Nuk e di se ç’mendim ka Batoni.

Express

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here