Takimi Thaçi-Rama, shpërthen Berisha: Dënoj me ashpërsinë më të madhe këto përpjekje antikombëtare…

0
103

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas takimit të Presidentit të Kosovës dhe kryeministrit Edi Rama. Në një postim në “Facebook” Berisha shkruan se në takim ka qenë edhe Baton Haxhiu, ndërsa për të tre personazhet ka dhe emra të tjerë.

Berisha thotë se qëllimi i tyre është të mbajnë në duart e tyre flamurin e Serbisë së Madhe pas dështimit në samitin e Berlinit. Sipas tij, në takimin e sotëm Thaçi-Rama dhe Haxhiu kanë diskutuar se si të bindin Vuçiç të mos tërhiqet nga projekti i tij.

Berisha thotë se dënon këto përpjkje antikombëtare dhe ka edhe një paralajmërim.

STATUSI I PLOTË

Takohen në Tiranë Zografi Bis, Argati i Beogradit dhe Baton Stanishiq!

Miq, Zografi Bis, Argati i Beogradit dhe Baton Stanishiqi të damkosur dhe denatyruar përfundimisht nga Samiti i Berlinit, u takuan sot në Tiranë.

Ky takim kishte vetëm një qellim, të mbanin fort në duart e tyre të zeza flamurin e Serbisë së Madhe pasi projekti i tyre antikombëtar antishqiptar u varros në Samitin e Berlinit dhe ata të shpërfytyruar u paraqitën në një rast unik në historinë e samiteve si tregtarë të tokave të tyre.

Pas këtij dështimi, Zografi Bis, Miladini shqipfolës dhe Baton Stanishiqi, fytyrë nxirë kalojnë nga ekrani në ekran duke i shndërruar ato në shpiftore duke besuar se me gjuhën e halabakëve ordinerë, shpifësve vulgar, banditëve apatridë mund të mbulojnë aktin e tyre në Samitin e Berlinit, me të cilin në funksion krijimit të Serbisë së Madhe “zgjeronin” Kosovën duke e copëtuar atë.

Në takimin e sotëm, këta apatridë pengje të së shkuarës së tyre kriminale antikombëtare, diskutuan gjerësisht se si të bindin patronin e tyre Vuçiç të mos tërhiqet nga projekti i Serbisë së Madhe dhe për përpjekjet e tyre të reja që duhet të bëjnë për të përdorur edhe më tej idenë e “zgjerimit” të Kosovës dhe “bashkimit” të saj me Shqipërinë duke e copëtuar atë dhe zhdukur shtetin e saj në funksion të serbomadhisë.

Me këtë rast dënoj me ashpërsinë më të madhe këto përpjekje antikombëtare destabilizuese dhe luftënxitëse të Zografit Bis, Miladinit shqipfolës dhe Baton Stanishiqit dhe i paralajmëroj ata se koshi i plehrave të historisë do të jetë banesa e turpit e tyre! sb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here