Situata e rëndë në KQZ/ Ivi Kaso tregon betejën e dytë të PD brenda një godine…

0
137

Beteja politike këto ditë është zhvendosur krahas shesheve të protestë, edhe në KQZ, aty ku po ndodhin debate të forta. Ivi Kaso, Sekretar për Çështjet Zgjedhore në PD ka shpjeguar situatën e rëndë në KQZ në studion e  Syri.net, situatë e krijuar sidomos pas regjistrimit të forcës së re politike, “Bindja Demokratike”.

Z. Kaso, çfarë po ndodh në KQZ?

Veprimtaria e KQZ po konfirmon edhe njëhërë atë që ka qënë shqetësimi i PD që në momentin që Kryeministri me koshiencë të plotë vuri dorë mbi balancën që Kodi Zgjedhor parashikon lidhur me përfaqësimin e anëtarëve të KQZ që propozohen nga forcat politike dhe miratohen më pas nga Kuvendi.

Sot janë katër anëtarë të PS në KQZ?

Pikërisht! Sot në KQZ kemi katër anëtarë të propozuar drejtpërsëdrejti nga PS, duke thyer haptazi parashikimin ligjor. Ligji parashikon që qoftë forca më e madhe e mazhorancës parlamentare, qoftë forca e opozitës parlamentare ka të drejtë të propozojë deri në 2 kandidatura. Sot kemi një kQZ të prishur nga balancat, tërësisht të kapur nga mazhoranca dhe kryeministri dhe e gjitha bërë për një qëllim. E kemi denoncuar që në fillim që kur Kuvendi miratoi dy kandidaturat e tjera. Qëllimi është për ta kapur këtë institucion, për ta shndërrruar në vegël, për të ulur çdo standart zgjedhor, që kanë ardhur në përkeqësim dhe përdorur në momente të caktuara të zgjedhjeve t’i shërbejnë forcës që e ka kapur momentalisht KQZ-në, Partisë Socialiste, mazhorancës në pushtet.

Z. Klement Zguri, ku ka votuar kundër?

Kryetari, z. Zguri, ka votuar kundër në të gjitha vendimarrjet e rëndësishme, që me koshiencë nga anëtarët e majtë janë votuar sipas oreksit të mazhorancës në pushtet dhe jo sipas ligjit. Votimet e z. Zguri në momente “kruciale” në vendime të rëndësishme, sa i përket menaxhimit të zgjehdjeve, janë konform ligjit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here