Sejko “nxjerr zbuluar” qeverinë: 8 arsyet pse ardhja e oficerëve të FRONTEX është dështim spektakolar

0
110

Genc Sejko, shqiptari që jeton në Angli dhe njihet ndryshe si “Njeriu meme”, ka reaguar pas ardhjes së oficerëve europianë për të patrulluar në kufirin shqiptar.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sejko shprehet se ndërsa qeveria e shet ardhjen e FRONTEX si një sukses, në realitet është dështim i saj në sigurimin e kufijve. Ai ka rreshtuar edhe 8 arsye, se përse ardhja e Frontex është dështim spektakolar i qeverisë.

Postimi i plotë:

Qeveria jonë e shet ardhjen e Frontex si një sukses. Në fakt prezenca e Frontex ne Shqipëri demostron dështimin spektakolar të qeverisë për të siguruar kufijtë e vendit. Në një rast të pa precedentë, Frontex që nuk operon jashtë kufive të BE-së ka zbarkuar sot në vendin tonë. Për të kuptuar arsyet se pse Frontex ndodhet në Shqipëri mjafton të shohësh se kush janë objektivat kryesore të prezencës së tyre.

• Kontroll i kufive
• Sekuestrim armësh 
• Sekuestrim droge
• Luftë krimit ndërkufitar
• Zbulim i dokumenteve false
• Bllokim i mallrave kontrabantë
• Zbulimi i automjeteve të vjedhura
• Zbulimi i trafikantëve të qënieve njerëzore

Siç duket qartë asnjë nga objektivat nuk kanë të bëjnë me ne por me sigurinë e BE-së.

FRONTEX nis punën nesër në Shqipëri. 50 oficerë dhe pajisje të FRONTEX do të vendosen nëpër pikat kufitare të vendit. Synimi, frenimi i kalimit të emigrantëve që përdorin Shqipërinë si rrugë kalimi drejt BE. Kryeministri Edi Rama, e quajti kënaqësi të dyfishtë këtë operacion, ndërsa komisioneri i BE, Avramopoulos, garantoi se kjo nuk prek sovranitetin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here