Rilindja e vrasësve politikë…

1
157

Nga Andi Bushati 

Dy ditë më parë gazeta e së majtës “Dita”, botoi një dokument shumë domethënës që rënonte propagandën e socialistëve për 21 janarin. Sipas saj, Agron Malaj, ish gardisti i grupit të zjarrit-, tani kandidat i rilindjes për bashkinë e Matit-, ka qenë tejet i përfshirë në krimin shtetëror të tetë viteve më parë. Ndryshe nga sa pretendoi kryeministri në një konferencë shtypi, se Malaj nuk kishte përgjegjësi ligjore, se nuk qe i përfshirë në krim dhe se ai ka dhënë informata të vlefshme për atë ditë, dokumenti i gazetës fliste për të kundërtën.

Aty ishte e shkruar e zeza mbi të bardhë (shiko dokumentin poshtë) që Malaj jo vetëm se qe rreshtuar në anën e gabuar të barikadës, por ende pa u tharë mirë gjaku i të vrarëve, ai ishte shpërblyer me katër paga mujore, një për çdo viktimë, nga drejtuesi e zinxhirit kriminal. Madje, madje, shpërblimi i tij qe nga më bujarët në atë listë të gjatë.

Po pse njeriu që qëlloi pa iu dridhur syri drejt e mbi trupa, ish komndanti i gardës, Ndrea Prendi, duhej ta shpërblente gardistin e konvertuar në socialist? Për çfarë shërbimi? Se ishte treguar i zellshëm në shpërndarjen e përgjakshme të manifestimit opozitar? Se kishte fshehur gjurmët më pas bashkë me ata që fshinë serverin, zhdukën gëzhojat dhe ndërruan shulat?

A është rastësi që masa e parave që ai mori në dorë është e njëjtë me atë të Ndrea Prendit, Alfred Ahmetcenaj që gjuajti plot 117 plumba atë ditë, apo e Agim Llupos që u kap nga kamerat duke qëlluar nga ajo dritarja qorre e kryeministrisë.

Çfarëdo broçkullash justifikuese të nxjerë nga goja shefi i qeverisë, përgjegjësia e kandidatit të tij për kryebashkiak nuk mund të anashkalohet.

Edhe sikur Malaj të mos ketë mbi supe asnjë faj, edhe sikur për angazhimin e tij mos meritojë asnjë ditë burg, ai ka përsipër një njollë të madhe morale. Si para dhe pas krimit ai qëndroi në anën e vrasësve. Gjaku i të vrarëve për të u shndërrua në kartmonedha 5 mijë lekëshe.

Do të majftonte vetëm kjo që ai të mos pranohej as si anëtar i thjeshtë në partinë që “mbron” kujtimin e të viktimave, e jo më pastaj të ishte një nga të përzgjedhurit e saj për 61 njësitë administrative vendore.

Dhe këtu problemi e tejkalon fatin personal të një gardisti të shndërruar në rilindas. Sepse rasti i tij është konfirmimi i një rregulli për amnistimin e të gjithë atyre që i qëndruan në krah Berishës pas krimit makabër.

A nuk u bë koalicioni i 1 prillit me Ilir Metën që quajti viktimat kokëpalarë?

A nuk morën pjesë në qeverinë e parë të rilindjes plot pesë ministra që kishin mbrojtur si të tillë komplotin e grushtit të shtetit?

A nuk është televizioni që bën sot apologjinë e Ramës, ai që vërtetonte tezën se të vrarët ishin qëlluar nga turma?

A nuk gjenden mbrëmjeve në tryezën e kryeministrit të njëjtët oligarkë që e shfrytëzuan fillimin e fundit të Berishës për tu pasuruar dhe më shumë për veten e tyre?

Në këtë kuptim as rehabilitimi i Agron Malajt nuk përbën ndonjë surprizë. Ngjitja e tij e ngadaltë në hierarkinë e pushtetit, fillimisht si drejtor i OSSHE, pastaj si kryetar i PS në rrethin ku do të bëhet kryebashkiak, ka ecur paralel me zhbërjen e ndjeshmërisë ndaj asaj që ndodhi në 2011.

Rasti i tij nuk është thjeshtë promovimi i një njeriu të pushkës apo të krimit, sipas modeleve të Roshit, Ndokës, Prengës e me radhë. Këtë herë, në zgjedhjet lokale pa garë, PS-së nuk ka nevojë për të fortë dhe banditë që ti japin vota.

Prandaj katapultimi i Malajt përbën një rast historik. Ai është një sinjal se ndjeshmëria ndaj krimit politik duhet zbutur; një mesazh se riprodhimi i kloneve berishiste, nuk duhet të ngjallë të njëjtën frikë; një paralajmëim se hendeku mes të keqes dhe dënimit të saj, nuk ka pse të jetë aq i pa kapërcyeshëm sa ç’propagandohej.

Ndryshe, nuk ka si shpjegohet që PS të propozojë si model të shoqërisë së sotme një njeri që u shpërblye me para në dorë për krimin e 21 janarit: vetëm nëse do të relativizojë peshën e vrasjeve në emër të pushtetit, vetëm nëse do të rilindë ata që janë të gatshëm ta bëjnë këtë.’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. zoti bushati fatkeqsisht apo qellimisht ishe edhe ti ne anen e GRUPIT TE ZJARRIT qe drejtonte qelbesira rama,morret per fat te mir vetem ngjalen e pallen e metes ti rama,ngjela,mero baze,sokol palla,mingjozi,artan hogja,rudina xhungla etj si looji yt shto mut nanon.kot e keni diten sheni ramen ,naten i lepini bythen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here