Plas keq sherri në emison/ Përplasje e fortë mes gazetarit dhe analistit: Ke tre vite që i shërben mafias, lëri përrallat…

0
114

Në emisionin Opinion mbrëmjen e djeshme pati një përplasje me gazetarit Artan Hoxha dhe analistit Mark Marku, në lidhje me përgjimet e dosjes 339, ku thuhet se është i përfshirë dhe kryebashkiaku i Durrësit.

Marku akuzoi Hoxhën se ka tre vite që i shërben mafias, ndërsa aludoi se ai mund të punojë edhe për shërbimet sekrete. Këto akuza të forta duket se nxorën nga shinat Hoxhën, i cili u shfaq tejet i acaruar gjatë emisionit.

Gazetari u shpreh se një dekani (në fakt Marku është përgjegjës i departamentit të gazetarisë), nuk i lejohet që të thojë gënjeshtra.

Pjesë nga debati:

Blendi Fevziu: Nga përgjimet që kemi ku del përgjegjësia konkrete?

Mark Marku: Në dy përgjime ka dalë implikimi i drejtpërdrejtë i strukturave të këtij zotërisë, janë dy raste ekzemplare ku del implikimi i shtetit.

Kemi qenë në këtë emisionin kur ka qenë fushata dhe unë kam thënë se në Durrës po paguhen nga 50 Euro për votues e kam thënë unë që nuk jam as hetues, as jam bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete siç janë këta. Janë manipuluar vota.

Duhen dy palët që të vërtetojnë deklarimin e votave ai që i ka blerë dhe ai që i ka shitur.

Blendi Fevziu: Edhe thirrja e Dakos nuk e zbardh më?

Mark Marku: Patjetër, nuk kanë për ta nxjerrë, pse Prokuroria e Arta Markut. Ti mendon se do e nxjerrë Prokuroria e Arta Markut që është zgjedhur në mënyrë të paligjshme. Se po bëjmë avokatin e mafias në Shqipëri, të gjithë në vend, shtypi, media dhe kjo po na shkatërron ekonominë, rendin. Po vriten njerëz. Edhe mediat po bëjnë avokatin e mafias.

Artan Hoxha: Ne po kërkojmë të hetohet i gjithë trafiku i kokainës. Problemi është kryeministri Edi Rama. Nuk është Dako…

Mark Marku: Ti e mbron, duke krijuar alibinë e tyre, unë, tjetri – tjetri, mos bëni avokatin e tyre….

Artan Hoxha: Herë e parë që dalin kartelet dhe unë kërkoj të hetohet…

Mark Marku: Ti the ka një kartel? E dëgjon veten kur flet? Mos ma trajto jopo iku ky, ai… Karteli është problem politik dhe trajtoje si të tillë, o Tan ke 2-3 vjet që u bën shërbim atyre.

Artan Hoxha: Këtë e ke mendimin tënd? Apo partie? Cili ka dalë nga ju si parti, për ta denoncuar? Cili është fakti jot. Unë denoncoj një mafia që është me qindra miliona Euro.

Mark Marku: Ke tre vjet që na bën fantazi….botoji…çoi në Prokurori.

Blendi Fevziu: Si e implikoni Dakon në përgjime?

Mark Marku: A mund të bëjmë një dallim. Ne nuk jemi gjykatë dhe as Zoti Bolino, as këta dy zotërinjtë…

Artan Hoxha: Po ti je gjykatë se ti lufton mafian, neve që na venë pistoletën në kokë nuk bëjmë gjë. Po rri o Mark, se je pedagog gazetarie dhe është turp. Çfarë di ti, veç zyrës, ku di ti, thuaj një gjë që ke bërë për mafian dhe krimi?

Përveçse ke bërë një fushatë për të shkuar deputet. Dhe pa pikë turpi vjen këtu dhe bën përralla.

Rri se nuk e ke haberin ti, për kë kryeministër ke nxjerrë prova? Për çfarë vjen këtu për të na sulmuar ne.. Fol me letra. Je dekan dhe është turp, kam 25 vjet unë me fëmijët rrugëve. .

Mark Marku: Po ti çfarë ke bërë, ik o budalla, ik mos u bëj qesharak.

Artan Hoxha: Kë grup ke luftuar ti? Për kë mafia? Për çfarë vjen këtu. Mark nxirr provat, mos më fol mua me teori. Kjo që bën ti, se je dhe dekan…

 

 

Save
Share

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here