Standard.al

Pedagogu i njohur shpërthen ndaj Lleshajt: O dallkauk, o njeri i pazot që rri si gallof, jep dorëheqjen

2

Aktivisti i shoqërisë civile dhe pedagogu i njohur, Erion Kristo, ka “shpërthyer” me një koment në rrjetet sociale, ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Reagimi i Kristos ka ardhur pasi shtëpia e babait të tij në jug të vendit është grabitur.

“O Ministër i Brendshëm! O mishërim i paaftesisë dhe dallkaukllekut! O njeri i pazoti të lidhesh dy fjalë e të bësh një punë që do mbahet mend! Fshatrat e Jugut të Shqiperise po vidhen përditë dhe ti rri si gallof. Largohu o antishqiptar! Jep dorëheqje! Të zëntë mallkimi i babait tim që i vodhën shtëpinë! Të zëntë mallkimi i femijëve që i helmove me gaz!”, shkruan Kristo.

Më herët mediat raportuan mbi gjendjen e rendit dhe sigurisë në jug të vendit, ku të paktën 4 fshatra në qarkun e Fierit grabiteshin natën nga persona të armatosur dhe të maskuar.

Kjo situatë kishte detyruar banorët e zonës që të bënin roje natën për të mbrojtur pronat e tyre.

2 Comments
  1. sopiqoti says

    Duke gjykuar nga ” ato ” qe profesori Kristo ndaj ministrit te brendshem,as meshume e as me pak me len pershtypjen se ka rene ne nen nivelin e njeriur te zajonshem dhe jo te nje profesori.Mbahu bre profesir,mbahu dhe mos e leshi veten.

  2. Vullnet Kola says

    Sproporcional, te pakten.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.