Standard.al

“Ngriva shkriva”/ Fuga ironizon keq Gjinushin…

0

Akademiku i njohur Artan Fuga, ka ironizuar Skënder Gjinushin, kandidatin e vetëm për drejtimin e Akademis së Shkencave.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Fuga thotë se është e çuditshme kur një politikan me eksperiencë 30-vjeçare, bëhet papritur “akademik i pavarur”.

Sipas tij kandidati pa rival ka dy vite që shkel hapur ligjin duke mbajtur edhe postin e kryetarit të partisë dhe të anëtarit të akademisë.

Postimi i Artan Fugës:

Ngriva shkriva

Kandidati pa rivalë për kryetar i Akademisë së Shkencave paska shpallur sot se pas tridhjetë vjetësh në politikë ai nuk qenka më politikan, por është bërë akademik i pavarur.

Krejt i pavarur! Brenda një minute!Tre ditë para zgjedhjeve!Ka ngrirë të gjitha funksionet politike!Të zënë në grackë nga vetja e tyre kanë filluar të luajnë ngriva – shkriva!

Vërtet për t’u shkrirë së qeshuri!Ka 12 vjet që shkel ligjin duke qenë dhe anëtar akademie dhe kryetar partie dhe tre ditë para se të vetëshpallet kryetar vendos t’a respektojë atë!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.