Nga Agim Xhafka: O Luan, a e di që Beccetti fitoi 140 milionë?!

0
142

Nga Agim Xhafka

Rastësisht dje në gjithë tv-të pashë një reagim gjoja shqetësues të drejtuesve të shoqatave të bizneseve. Kërkonin të gjendej një marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës që ekonomia mos hynte në zigzake të rrezikshme. Dhe më shumë i jepej fjala Luan Bregasit. Nuk e di pse, por mendoj nga që ai ka kohë që është shpallur si mbështetës i së majtës dhe nga që emri i tij u propozua sërish si kandidat i Lali Erit në këshillin bashkiak për zgjedhjet vendore.

Deri këtu nuk shoh asgjë të keqe. Është pak për të qeshur, por falet në vendin tonë mbushur me barcoleta. Të gjithë anojmë nga  një anë. Por në këtë shqetësim të sipërmarrësve artikulohej dhuna, molotovi dhe imazhi. Pra opozita po na rrënoka dhe ekonominë. S.O.S.

Po mirë, o Luan, a e ke mësuar ti se Francesco Beccetti sapo na rrëmbeu 140 milionë euro? A e di që ato para do ikin nga buxheti i shtetit? A e merr me mend se qeveria shpejt do u vendosë taksë të re bizneseve se nuk ka nga i nxjerr 140 milionët? Ke bërë ndonjë studim se po u rritën taksat sa vende pune mbyllen?

Pa shtuar më tej alarmin që duhet bërë se Rama e ka firmosur vetë humbjen e atyre parave me akuzat e paprovuara publike ndaj Beccettit. Lëshoi katërmbëdhjetë akuza ndaj tij që u përkthyhen në 140 milionë euro dëm për popullin shqiptar. Dhjetë milion euro një akuzë e Ramës e hedhur  si shashkë, baraz me një kilometër autostradë bashkë me vijëzim e ndriçim.

Por Luani dhe luanët e shoqatave tregtare nuk i shkojnë këtij arsyetimi. U mjafton tjerrja e propagandës së qeverisë se imazhi po na u prishka nga molotovi.

Kushdo e di që jo vetëm 140 milionët e Beccettit, por edhe 50 milionë të Bankersit, edhe 100 milionë të rrogave që marrin të pushuarit nga administrata, edhe plot qindra të tjera që janë në dyert e gjykatave evropiane, ia bëjnë “varrin” ekonomisë. Se Rama dhe shérbëtorët e tij ia mbathin dhe vazhdojnë të lumtur jetën, por borxhet i kanë lëshuar këtu. Pa shtuar dhe pagesat e fryra të PPV nëpër dhjetëra vjeçarët që do vijnë.

Luan, molotovi i vërtetë është kjo qeveri. Ajo prishi imazhin, ajo shkatérroi vendin, ajo dogji rininë. Ndaj merru me këpucët, këpucar! Është porosi e vjetër, por me shumë vlerë…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here