Standard.al

“Në mes të një furtune!” “Bomba” e gazetarit gjerman: Laboratorin e drogës e kam parë tani, jo në vitin 2016

0

Që kur postoi një lajm për Shqipërinë në murin e faqes së tij në Facebook, Peter Tiede, gazetari gjerman i të përditshmes më të madhe në vend, Bild, e ka gjetur veten në mes të një furtune.

Nga një faqe e thjeshtë pa shumë aktivitet, ajo u kthye në një vend debati, ku shqiptarë të shumtë ose e përgëzonin për atë që kishte shkruar, ose e akuzonin se ishte i paguar.

Vetë Tiede në disa raste iu përgjigj miqve të tij se ishte i qetë dhe se e dinte se çfarë e priste.

Aq e madhe ishte vala e reagimeve, sa fundjavën që shkoi, Tiede e kaloi në Spanjë. Prej andej postoi vetëm një foto, por një mik i shkruante: “Shpresoj që të jesh sa më larg Shqipërisë”.

Të hënën, Tiede e nisi sërish me Shqipërinë, duke folur për Adi Krastën. Komentet e tij u ‘përpinë’ nga mediat shqiptare, që raportuan se ai jo vetëm ka parë kanabis në Shqipëri (madje Tiede qeshi kur u pyet nëse ka parë drogë në vendin tonë), por ka parë edhe laborator droge.

Në portale u tha se ai e ka parë laboratorin e drogës në vitin 2016, kur tha se kishte qenë në Shqipëri. Por në FB, Tiede ka sqaruar: “Ka qenë një mangësi në përkthim: Laboratorin e heroinës e kam parë tani, jo në vitin 2016”.

“Ishte kënaqësi që të thosha gjëra, që kolegët shqiptarë nuk mund t’i thonë- të paktën jo aq lehtë,”e komenton ai intervistën para Adi Krastës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.