Kosova kryqëzon Ramën: Ne ju kemi hapur tregjet, kurse ju po na vini haraç!

0
94
Kryeministri, Edi Rama, duke folur per gazetaret pas nje seance parlamentare, ne te cilen mazhoranca ka rrezuar me 75 vota, kerkesen e Prokurorise se Krimeve te Renda per arrestimin e ish Ministrit te Brendshem, Saimir Tahiri./r/n/r/nAlbania's Prime Minister Edi Rama speaks for the reporters, after a parliamentary session, in which the ruling majority voted against the request of the Prosecution of Serious Crimes for the former Interior Minister Saimir Tahiri arrest.

Përfaqësues të sipërmarrjeve të Kosovës kanë paraqitur sot në një konferencë të përbashkët me Dhomën e Tregtisë,-ku pjesëmarrëse ishte dhe ministra e financave Anila Denaj dhe zv/kryeministri i Kosvës, Fatmir Limaj,-një sërë problematikash me të cilat ata hasen gjatë aktivitetit të biznesit që ata ushtrojnë në Shqipëri.

Astri Panxha , drejtor i forumit mbarëkombëtar Kosovë- Shqipëri tha se marrëdhëniet ekonomike Shqipëri-Kosovë janë në rritje, por përfitimet më të mëdha të rritjes i ka pasur Shqipëria.

Kosova i ka lënë tregjet e hapura me Shqipërinë, tha ai. Në të kundërtën, bizneset e Kosovës hasen me një sërë pengesash jo tarifore.

Ndër këto pengesa u përmendën zbatimi i normës më të lartë të akcizës, për produkte të prodhuara nga plastika në krahasim me normën e akcizës së aplikueshme për produktet e njëjta të prodhuara në Shqipëri.

Tjetër problem është mosmarrja për bazë e çmimit të faturës nga dogana në Shqipëri, çka bën që bizneset e Kosovës të paguajnë më shumë TVSh në doganë, duke mos qenë konkurrues me çmimet.

Mungesa e harmonizimit të legjislacioneve ka qenë një problem i kahershëm i ngritur nga bizneset e të dy vendeve, së bashku me mosnjohjen e dokumenteve dhe procedurave respektivë që mbahen nga agjencitë doganore në dy kahet e kufirit (psh nga autoritetet sanitare dhe fitosanitare).

Bizneset e Kosovës paguajnë dhe 20 euro për çdo ngarkesë fitosanitare për mallrat që destinacion kanë Kosovën, dhe që në Shqipëri kalojnë vetëm tranzit.

Kreu i Dhomës së Tregtisë së Tiranës, Nikolin jaka tha se janë bërë 6 mbledhje qeverish Shqipëri- Kosovë, por problematikat në bashkëpunim janë prezente dhe gjithashtu bizneset nuk janë të mirëinformuar për potencialet dhe problematikat mes dy vendeve.

Image

Limaj: Koha për spektakël ka mbaruar

Zv/kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj tha se koha për spektakle ka mbaruar. Ai shtoi se nuk ka pasur rezultate nga mbledhjet mes dy qeverive. ‘Kemi vërejtur burokraci në punën e grupeve për marrëveshjet’, tha ai, duke shtuar se bizneset nga Kosova kanë problem skanimin dhe taksën në kufi.

‘Tarifa e skanimit duhet të jetë vetëm për Shqipërinë, është absurde të aplikohet për Kosovën’, shtoi z.Limaj. ‘Për 5 lloje produktesh duhet paguar nga 22 euro, kjo është haraç’.

Ai pranoi se edhe taksa e parkimit në Kosovë është absurde, por u tregua  i gatshëm për të hequr dhe pengesën e fundit me Shqipërinë.

Denaj: Do negociojmë për të hequr tarifën e skanimit për kompanitë e Kosovës

Ministrja e financave Anila Denaj tha objektivi është te thjeshtimi i burokracive dhe procedurave mes dy vendeve. ‘Por kemi akoma rrugë për të bërë. Një sistem i informatik i ri do të shmangë shumë procedura në dogana’.

Ajo premtoi se do të negociojnë me kompaninë e skanerit për tarifën e skanimit për sipërmarrjet e Kosovës.  ‘E mendojmë që nuk është i pamundur. Kërkesat e Kosoves për procedurat doganore, skanerin, taksën e rrugës  janë të negociueshme’.

Ajo shtoi se duhet të harmonizojmë rregullat për investimet e huaja direkte, pasi mund të bëhemi më konkurrues se Serbia, sepse kemi popullsi më të re dhe kosto më të lira pune./Marrë nga Monitor

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here