Gjykata e Vlorës pranon padinë e vëllezërve Kacelli, “Mehmet Shehu persekuton ende”

0
137

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë ka pranuar ditën e sotme padinë e dy vëllezërve Kacelli, për të marrë në shqyrtim emrin e rrugës ‘Mehmet Shehu’.

Osman dhe Mirvjen Kacelli kanë paditur Këshillin e Bashkisë Mallakastër, duke e cilësuar emrin e kësaj rruge si një provokim të hapur kundrejtë familjarëve të cilëve u janë persekutuar të afërmit e tyre në regjimin komunist.

Kujtojmë që padia ka nisur vetëm nga emri i një rruge.

I referohemi këtu rrugës që të çon drejt uzinës së përpunimit të thellë të naftës në Ballsh e cila mban emrin e diktatorit Mehmet Shehu nga vitin 2002. Emri i një vrasësi të regjimit komunist ka bërë të ndjehen të diskriminuar djemtë e Jonuz Kacelit, i cili u torturua dhe u vra nga Mehmet Shehu gjatë po këtij regjimit. Ata kërkojnë heqjen e emrit të kësaj rruge, por Këshilltarët në Bashkinë e Mallakastrës e mbajnë me votë emrin e diktatorit në këtë rrugë.

Ndërkohë që jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Administrative të Vlorës, djemtë Kacelli nuk kërkojnë asnjë dëmshpërblim, veç atij moral.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here