“Edi Rama o l*gen, prite Bashën se po vjen”/ “Akuza të forta Ramës: U ul në një sofër me krimin”

0
85

Nga Berati, ku zhvilloi një takim me strukturat dhe mbështetësit e PD-së, Lulzim Basha, theksoi se kurrë më parë pakica që kemi përballë me në krye Edi Ramën, s’ka qenë më në panik se sot.

Nën thirrjet “Edi Rama o legen, prite Bashën se po vjen”, kreu demokrat akuzoi kryeministrin se uli në sofër krimin, asgjesoi drejtësinë, dhe i ktheu shërbimet e shtetit në një ferr të vërtetë.

Sipas tij, asnjë kërcënim nuk pi më ujë, ndërsa shtoi se Edi Ramës dhe klikës së tij poi  numërohen mbrapsht orët.

“Një pakicë e vogël, e kapur duke vjedhur zgjedhjet, e kapur duke vjedhur shqiptarët, kërkon të organizojë më kot grushtin e shtetit më 30 qershor.

Ne do t’a ndalim grushtin e shtetit me çdo sakrificë, me çdo çmim, duke mbrojtur demokracinë”, tha Basha.

Kreu demokrat tha se paniku dhe çoroditja derdhet në çdo fjalë dhe çdo broçkull të Edi Ramës.

“Çeta e tyre e shpartalluar është në panik, 30 qershori është një tentativë për një grusht shteti kushtetues. Dëgjojeni pak të çoroditurin se çfarë thotë: nuk i shtyj zgjedhjet se nuk më le Kushtetuta.

Por në 2007 i shtyu zgjedhjet dy herë, sepse kërkonte që qytetarët të kishin me vete edhe certifikatën.

Kundër Kushtetutës nuk është shtyrja e zgjedhjeve, por emërimi i kandidatëve të krimit në zgjedhje sikundër bëri Edi Rama.

Kundër Kushtetutës është të detyrosh qytetarët të shkojnë drejt një grushti shteti me 1.4 milionë karta identiteti të skaduara, të manipulosh regjistrin e adresave, të shkelësh Kodin Zgjedhor duke emëruar kandidatë falso dhe opozitë falso.

Kundër Kushtëtutës është që në vend të shkojnë në burg ata që vodhën votën e shqiptarëve në 2017 dhe në zgjedhjet e Dibrës në 2016. Edi Rama është kundër Kushtetutës dhe kundër të drejtave të njeriut”, tha Basha.

Sipas tij, kundër Kushtetutës është të kapësh prokurorinë, vetëm e vetëm për të shpëtuar atë që është kapur duke vjedhur zgjedhjet, që është vetë Edi Rama, kryebandidi i qeverisë bandite.

“Bashkimi ynë është i vetmi bashkim kushtetues. Ne nuk do të rrimë duarkryq, kur shqiptarët varfërohen dhe ata vetë pasurohen duke u renditur ndër politikanët më të pasur në vendet e lindjes”, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here