Dosja Dako-Avdylaj/ Bushati “kryqëzon” Arta Markun: Për të mos hetuar këtë dosje kanë bërë një lëvizje spektakolare

0
162

Analisti Andi Bushati i ftuar në studion e lajmeve në News 24 ka komentuar edhe dosjen e përgjimeve 339, ku para pak kohësh u thirr për të dëshmuar në Prokurori edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.  Bushati u shpreh se kryeprokurorja Arta Marku ka zgjedhur të hetojë kryebashkiakun Dakon pa hapur asnjë dosje.

“Padyshim më mirë që është thirrur në prokurori kryebashkiaku i Durrësit sesa mos të thirrej, siç ka ndodhur muaj më parë. Hierarkia është vendosur për të varrosur disa dosje. Kemi këtë prokurore të zgjedhur nga votat e socialistëve që ka zgjedhur për të hetuar Dakon dhe nuk ka hapur asnjë dosje. Dosja Dako-Avdylaj, për vjedhjen dhe grabitjen e votave në Durrës, është pikërisht kjo dosje që prokurorët u lëvizën. Më shumë se kjo dosje jemi te lënia e saj mënjanë. Gjithmonë duke mos insistuar për të mos hetuar këtë dosje kanë bërë një lëvizje spektakolare. Por, e gjithë dinamike na bën shumë dyshues që nuk ka një vullnet për zbardhjen e kësaj gjëje. “- tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here