Pse policia e BE-së vjen në Shqipëri…??!! Del në shesh mashtrimi i Ramës, ja e vërteta…

0
149

Agjencia Europian e Mbrojtjes së Kufijve Frontex nga dita e sotme ka nisur patrullime për të mbrojtur kufijtë e Shqipërisë.

E krijuar nga BE-ja si forcë mbështetëse për policitë e vendeve anëtare me qëllim koordinimin sa më të mirë të punës dhe dërgimin e njësive mbështetëse, FRONTEX ka për mision të saj ruajtjen e kufijve të unionit.

Ardhja e këtij misioni në Shqipëri në fakt nuk është arritje, e as plotësim të kushteve të qeverisë së Edi Ramës, por është një dështim total në monitorimin dhe kontrollin e kufijve të Shqipërisë.

Është e kundërta e asaj që Edi Rama mundohet të shesë sot, si një arritje në rrugën drejt BE-së. Në fakt është një dështim i plotë i strukturave shtetërore dhe  i Policisë së Shtetit që ka për detyrë mbrojtjen e kufijve.

Frontex ka për mision të tij:

Kontrollin e kufijve

Sekuestrimin e armëve

Sekuestrimin e drogës

Luftë krimit ndërkufitar

Zbulim i dokumenteve false

Bllokim i mallrave kontrabandë

Zbulimi i automjeteve të vjedhura

Zbulimi i trafikantëve të qënieve njerëzore

Këto janë të gjitha detyrat që nuk realizon dot qeveria e Edi Ramës dhe Bashkimi Europian është detyruar që të sjellë në Shqipëri policët e tij, për të kontrolluar kufirin tonë, me qëllim ndalimin e trafiqeve drejt BE-së.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here