“Dashuria e fshehtë” e Putin lind binjakë? Mediat botërore: U zhduk menjëherë nga spitali

0
106

Alina Kabaeva, e përfolura si dashuria e fshehtë e Putinit prej shumë vitesh raportohet të ketë lindur binjakë dhe të jetë ‘zdukur’ menjëherë nga spitali. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se një muaj më parë është dezifektuar i gjithë kati i katërt VIP i Qendrës Kërkimore të Kulakov për Obstetrikë, Gjinekologji dhe Perinatologji për të akomoduar ish gjimnasten dhe politikanin e njohur.

Megjithatë ende nuk ka pasnjë konfirmim nga Kabaeva. Burime të afërta me 36-vjeçaren janë shprehur se nuk preferojnë të komentojnë thashethemet .

Gjithsesi, gazetari investigativ Sergei Kanev, ka deklaruar se Alina lindi djem binjakë me anë të metodës cezariane. Ai thekson më tej se lindja është asistuar nga një mjek italian, por kjo gjë nuk konfirmohet nga akademiku Genadi Sukhikh, drejtor i qendrës mjekësore.

Ndërsa mediat që botojnë kryesisht lajme rreth jetës së tyre private, si Life dhe REN TV të cilat kontrollohen nga Kabaeva, nuk kanë shkruar asgjë rreth kësaj lindjeje.

Historia fillimisht u zbulua si ekskluzive nga faqja e internetit e lajmeve showbiz Dom2Life, në pronësi të një manjati, Aleksandër Karmanov më 12 maj, ditën e ditëlindjes së 36-të e Kabaevës.

Në mënyrë intriguese, hulumtuesit rusë thonë se Karmanov është i afërm i Arkady Rotenburg, një nga miqtë më të vjetër të Putinit.

Raporti për lindjen e saj bën që në media të dalin mjaft histori që ndonjëherë janë të padobishme. Një analist madje u shpreh se “Duket se ka një fushatë kundër saj, por nuk është e qartë se kush qëndron prapa kësaj”.

Një teori është se shumë informacione e kanë origjinën në Ukrainë, e cila ka pasur marrëdhënie të ngrira me Rusinë që kur Putin u afrua me Krimenë në vitin 2014.

Pretendimet se Kabaeva është zonja e parë sekrete e Rusisë, vazhdojnë të mbeten ende në faqet e para të mediave ndërkombëtare.

Ajo nuk është shfaqur në publik që nga tetori i vitit të kaluar, kur mbrojti tezën e doktoraturës në trajnimin e fëmijëve parashkollorë në gjimnastikë ritmike.

Në mënyrë të pazakontë ajo nuk u pa as në ditëlindjen e saj, 12 maj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here