Standard.al

Artikull tjetër për mafian…Çfarë pritet të ndodh??!!! Çfarë paralajmëron gazetari gjerman…?

0

Peter Tiede, gazetari i prestigjozës gjermane ‘Bild’ që shkroi artikullin “Shqipëria udhëhiqet nga kriminelët dhe gangsterët’, ka bërë një deklaratë të fortë sonte nga emisionin ‘A Shoë’ i gazetarit Adi Krasta në Neës 24, ku tregoi se “gjatë një vizite në Shqipëri ka parë me sytë e tij laborator heroine në vitin 2016”, por pa treguar vendin se ku. Gazetari theksoi se ai po punon për një material, i cili do të flasë mbi mafien shqiptare, ndërkohë që laboratori i drogës duhet të jetë ai i Xibrakës.

Në lidhje skype me emisionin, Tiede, komentoi edhe  deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili ka theksuar se gazeta gjermane është e stilit “bulevardeske”, që nuk thellohet në çështje, por gazetari shtoi se artikulli është i saktë dhe sipas tij, Rama më parë duhet të tregojë se pse nuk funksionojnë disa institucione në Shqipëri dhe jo të merret me median gjermane.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.