Ardhja e Frontex në Shqipëri demostron dështimin e qeverisë/ Sejko: E shitën si marrëveshje bashkëpunimi, ja cilat janë qëllimet e Frontex-it…

0
106

Genc Sejko ka komentuar marrëveshjen midis Shqipërisë dhe Frontex lidhur me zbarkimin e 50 trupave në vendin tonë të kësaj organizate europiane për kufijtë e cila u zyrtarizua gjatë ditës së sotme.

Sejko shprehet se ndryshe nga sa u promovua, ardhja e Frontex në Shqipëri demostron dështimin e qeverisë për të siguruar kufijtë e vendit. Ai ka radhitur 8 objektivat e saj që e kanë detyruar të zbarkojë për herë të parë në një vend që nuk është pjesë e Bashkimit Europian me të cilat argumenton se janë edhe arsyet që sipas tij nuk kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe shqiptarët por me sigurinë e BE-së.

Ndër objektivat që radhit Sejko janë, kontrolli I fufijve, sekuestrimi i drogës, lufta ndaj krimit ndërkufitar, sekuestrimi i armëve etj.

Reagimi i plotë:

Qeveria jonë e shet ardhjen e Frontex si një sukses. Në fakt prezenca e Frontex ne Shqipëri demostron dështimin spektakolar të qeverisë për të siguruar kufijtë e vendit. Në një rast të pa precedentë, Frontex që nuk operon jashtë kufive të BE-së ka zbarkuar sot në vendin tonë. Për të kuptuar arsyet se pse Frontex ndodhet në Shqipëri mjafton të shohësh se kush janë objektivat kryesore të prezencës së tyre.

  • Kontroll i kufive
    • Sekuestrim armësh 
    • Sekuestrim droge
    • Luftë krimit ndërkufitar
    • Zbulim i dokumenteve false
    • Bllokim i mallrave kontrabantë
    • Zbulimi i automjeteve të vjedhura
    • Zbulimi i trafikantëve të qënieve njerëzore

Siç duket qartë asnjë nga objektivat nuk kanë të bëjnë me ne por me sigurinë e BE-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here