Zbulohet e vërteta ! Bashkëshortja e Veliajt mbron Becchetti-n për të fituar paratë tona…

0
143

Shqipëria është dënuar te paguaje 110 milionë euro biznesmenit Becchetti per shkak te veprimeve te paligjshme, arrogante dhe arbitrare te Edi Rames dhe qeverise.

Ka ditë që kryeministri hesht dhe ka mbyllur gojën përpara skandalit më të pa parë në historinë e Shqipërisë të 140 milionë eurove, të cilat qeveria i ka humbur në gjyqin ndërkombëtar të arbitrazhit me një biznesmen italian, biznesmeni Becchetti, duke e ekspozuar Shqipërinë përpara një katastrofe financiare, e cila duke akumuluar dhe një borxh të një gjyqi tjetër shkojnë të gjitha së bashku 200 milionë euro qe bien mbi shqiptaret për shkakun e një njeriu që quhet Edi Rama.

Qeveria e drejtuar nga Rama  i ka shkaktuar buxhetit të shtetit shqiptar një dëm prej më shumë se 100 milonë eurosh, në një proces të zhvilluar në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar (ICSID) në Uashington, kundër biznesmenit Italian Francesko Bechetti. Jo-zyrtarisht raportohet se biznesmeni italian, Francesco Becchetitt ka arritur të fitojë në gjykatën ndërkombëtare në gjyqin e hapur kundër Shqipërisë. Raportohet se shuma e fituar nga italiani arrin në 110 milionë euro, por kjo nuk është ende e konfirmuar. Dhe nëse ky lajm konfirmohet, kryeministri Edi Rama e ka kusht juridik që të japë dorëheqjen dhe ndaj tij të nisë një procedim penal.

Kryeministri Rama pretendohet se është shpallur fajtor me veprimet kundër Becchetitt, ne deklarata te shumta qe jane bere thuhet se atij t’i sekuestrohet pasuria, përfshirë shtëpinë, për të bërë të mundur shlyerjen e gjobës 110 milionë euro që Shqipëria i detyrohet tashmë biznesmenit të huaj.

Në këtë rast prokuroria shqiptare po ngarkon veten në mënyrë shumë të rëndë duke heshtur perpara ketij krimi shteteror. Çështja penale dhe shkarkimi i kryeministrit dhe ministrave, drejtorëve dhe përgjegjësve të tij, duhet të kishte filluar me kohe.

Shihni videon dhe lini komentet tuaja: 

 

https://scontent-lga3-1.xx.fbcdn.net/v/t39.24130-6/10000000_448209049313497_3506237982088476246_n.mp4?_nc_cat=111&efg=eyJ2ZW5jb2RlX3RhZyI6Im9lcF9oZCJ9&_nc_ht=scontent-lga3-1.xx&oh=8fff555d59ab27ada28426f4d64d679d&oe=5D9D6F7E

STANDARD.AL

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here