Vdekja e princeshës së Anglisë, mbreti i ardhshëm William flet për herë të parë…

0
126

Princ William ka folur për herë të parë mbi atë çfarë ndjeu kur nëna e tij, Princeshë Diana vdiq.

Duka i Kembrixhit u shpreh se është dhimbje e pakrahasueshme. Princi William bëri zbulimin në një dokumentar të BBC TV për shëndetin mendor.

Ai shtoi se njerëzit duhet të flasin për gjendjen e tyre emocionale pasi ‘nuk jemi robotë’.

“Mendoj se kur ngel jetim në moshë të vogël, në çdo kohë, por veçanërisht në moshë të vogël, ndjen dhimbje si asnjë dhimbje tjetër,”-tha William.

Ndërsa shtoi: “Dhe ju e dini se në jetën tuaj do jetë shumë e vështirë të përballeni me dhimbje më të madhe sesa ajo.”

Por Princi William shtoi se ngjarje të tilla të bëjnë të lidhesh më shumë me njerëz që kanë përjetuar të njëjtën dhimbje.

“Kjo ju sjell afër njerëzve që kanë humbur një njeri të dashur. Kur dëshiron të flasësh me dikë, ti mund ta shikosh në sytë e tyre.”

Princi bëri deklaratat për të nxitur njerëzit të flasin hapur për gjendjen e tyre emocionale.

Princesha Diana vdiq në një aksident automobilistik në 1997 në moshën 36 vjeçare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here