“Planifikoi sulme/ Siriani dënohet me 12 vite burg për sulm terrorist”

0
112
Police car

Një azilkërkues sirian në Suedi u dënua të hënën me 12 vjet burg, pasi planifikoi sulme në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagen. Gjykata e Qytetit e Kopenhagenit tha se Moyed Al Zoebi, 32 vjeç, veproi në emër të grupit militant të Shtetit Islamik.

Gjykata e shpalli fajtor muajin e kaluar, për shkak të një komploti që kishte si qëllim shpërthimin e një ose më shumë bombe në Kopenhagen si dhe therjen e njerëzve me thikë. Gjatë gjykimit, Al Zoebi mohoi çdo keqbërje. Ai ka pasur një bashkëpunëtor, Dieab Khadigah, i cili është dënuar në Gjermani, në korrik të vitit 2017, me gjashtë vjet e gjysmë burgim.

Pas një bisede në internet, ata do të takoheshin në Kopenhagen më 16 nëntor, 2016, për të kryer sulme. Khadigah është arrestuar në Gjermani, gjatë përpjekjeve për të hyrë në Danimarkë, ndërsa Al Zoebi është arrestuar nga policia daneze në dhjetor të 2017-ës. Gjykata po ashtu vendosi që Al Zoebi të dëbohet nga Danimarka pasi ta kryejë dënimin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here