Kujdes!!! Grevë? Anullohen të gjitha fluturimet nga Rinasi drejt Italisë dhe anasjelltas…

0
121

Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, i ka bërë apel të gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë ditën e nesërme, e martëm 21 Maj nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, se për shkak të një greve që pritet të jetë 24-orëshe, do të ketë anullime dhe vonesa të fluturimeve.

Vonesat dhe anullimet e më shumë se gjysmës së fluturimeve vijnë si pasojë e një greve të pilotëve, teknikëve dhe asistentëve të fluturimit të kompanisë Alitalia, Blue Panorama dhe Blue Air.

Për të shmangur pritjet e gjata, Autoriteti i Aviacionit Civil kwshillon të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë nga dhe drejt Italisë ditën e martë, që të kontrollojnë dhe të komunikojnë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimin, për tu njohur me statusin e fluturimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here