“Hë kryetar, hë vllai!” Hetimet për Dakon, personat në përgjime do meren në pyetje…Po Rama???

0
109

Pas pyetjes së kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, Prokuroria e Krimeve të Rënda do të vijojë me marrjen e deklarimeve të personave të tjerë që kanë dalë në përgjime në dosjen e njohur e njohur me numrin “339”.

Burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije për RTV Ora se organi i akuzës do të kryejë hetime të hapura, duke thirrur në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit të gjithë ata që kanë dalë në përgjime, përfshirë këtu edhe punonjës policie dhe zyrtarë të tjerë.

Marrja në pyetje për këtë dosje nisi të enjten me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, i cili është pyetur për gati 5 orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda duke dhënë shpjegime lidhur me hetimin që ka nisur akuza për dosjen 339/1.

Dako është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen dhe jo si person nën hetim.

Mësohet se ai ka treguar rrethanat e njohjes me Avdylajt dhe persona të tjerë që janë përgjuar nga Prokuroria.

Vangjush Dako, i cili ka dalë në përgjime teksa flet me Altin Avdylaj, përmendet nga persona të tjerë për blerje votash.

Nisur nga këto përgjime por edhe të dhëna të tjera, Prokuroria e Krimeve të Rënda që prej fundit të muajit maj 2017 ka nisur një hetim për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, ndërkohë që mësohet se Dako po verifikohet edhe për punësime të paligjshme në njësitë administrative që drejton, pasi nga përgjimet janë konstatuar ndërhyrje dhe emërime jashtë kritereve që parashikon ligji.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here