Dieta “5 lugë gjelle”, dobësim i shëndetshëm pa vuajtuar nga uria…

0
289

Dieta equajtur “5 lugë gjelle” është një nga dietat e cila mund të kthehet në mënyrë jetese, pasi ajo ka për bazë konsumimin e vakteve më të shpeshta në sasi më të vogla, gjë e cila rekomandohet nga mjekët dhe dietologët.

Ideja kryesore e dietës është konsumimi i vakteve në sasi të barabartë me 5 lugë gjelle ose 100 gramë për çdo porcion, duke marrë parasysh që një lugë gjelle, në varësi të madhësisë është e barabartë me 15-20 ml.

Me këtë dietë ju mund të dobësoheni nga 5-20 kilogramë në varësi të kohëzgjatjes së dietës.

Rregullat kryesore të  kësaj diete janë:

Çdo ushqim që hidhni në pjatë nuk duhet të jetë më shumë se 5 lugë gjelle ose deri në 100-150 gramë për produktet e tjera të ngurta të cilat nuk mund të maten me lugë.
Duhet të ketë  minimalisht 3 ore diferencë midis vakteve
Nuk lejohet konsumimi i pijeve të gazuara dhe i pijeve të cilat përmbajnë sheqer
Nuk lejohet konsumimi i ushqimeve shumë pikante apo ushqimeve të gatshme të konservuara, të cilat mund të përmbajnë sasi të lartë she qeri, kripe apo yndyre
Mënjanoni yndyrën e tepërt duke mënjanuar produktet e skuqura dhe duke i dhënë përparësi gatimit të produkteve në zgarë, furrë, avull etj.

Shembulli i menusë dietore të Dietës “5 lugë gjelle”:
Ora 8:00 — një tas me tërshërë dhe fruta të thata, kafe e zezë
Ora 11:00 — një banane apo frut tjetër mesatar
Ora 14:00 — një porcion 100 gram mish, pulë apo peshk i pjekur
Ora 17:00 — një porcion me sallatë me perime me vaj ulliri dhe limon
Ora 20:00 — një porcion me gjizë pa yndyrë
Ora 23:00 — një gotë kos me mjaltë dhe fruta

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here