Dhuna ndaj Sahit Dollapit!!! Prokuroria nis hetimet për FNSH-në

0
117

Prokuroria e Tiranës merr nën hetim 8 punonjës të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Shkak për këtë hetim u bënë pamjet filmike të shfaqura në media mbrëmjen e 11 majit, në fund të protestës së thirrur nga opozita.

Në procedimin penal të hapur nga Prokuroria e Tiranës, përshkruhet momenti i dhunimit të sekretari organizativ në Partin Demokratike Sahit Dollapi, i cili pas asaj nate është shoqëruar në polici dhe më pas në Spitalin e Traumës me plagë.

“Nga kqyrja e pamjeve vihet re një person civil, i identifikuar si Sahit Dollapi, i cili komunikon me një punonjës policie dhe më tej shkëputet nga ai dhe fillon të vrapojë. Pasi bën disa metra me vrap, rrëzohet në rrugë. Më tej, vërehet se një grup punonjësish policie, të veshur me pajisjet mbrojtëse, afrohen me vrap drejt Sahit Dollapit, tashmë i rrëzuar dhe e godasin me shkop gome disa herë. Pas këtij momenti, Sahit Dollapi ngrihet në këmbë i shoqëruar me një grup prej 7-8 punonjës policie të repartit FNSH”./a2news.com

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here