Standard.al

“Bum” arrestimesh. Dyshime për lidhje me klerikun fetar, arrestohen qindra zyrtarë turq

0

“Bum” arrestimesh. 249 zyrtarë të Ministrisë së Jashtme turke janë arrestuar pas dyshimeve për lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen, i cili është akuzuar për organizim të puçit të dështuar në vitin 2016.

Sipas Reuters autoritetet turke kanë kryer një varg operacionesh kundër mbështetësve të dyshuar të Gulenit, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara prej vitit 1999.

Pas tentativave të dështuara për grusht shteti, në Turqi janë burgosur rreth 77,000 persona, që janë në pritje të gjykimit, ndërsa 150,000 shërbyes civilë dhe pjesëtarë të ushtrisë janë përjashtuar apo pezulluar nga vendet e tyre të punës.

Grupet për të drejtat e njeriut dhe aleatët perëndimorë të Turqisë kanë shprehur shqetësimet e tyre për këto masa, duke thënë se presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka shfrytëzuar puçin e dështuar si arsyetim për të shuar zërat e kundërshtarëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.