Standard.al

Shpërthim i fuqishëm/ Plagosen 16 turistë

0

Një shpërthim ka ndodhur mesditën e sotme pranë Piramidës së Gizë, ku janë plagosur të paktën 16 persona, pranë Muzeut të Madh të Egjiptit.

Siç raporton BBC, objekt i shpërthimit ishte një autobus me turistë. Autoritetet thonë se shumica e personave të plagosur janë turistë të huaj dhe nuk raportohet për viktima.

Në muajin dhjetor, tre turistë vietnamezë dhe një udhërrëfyes egjiptian u vranë dhe të paktën 10 të tjerë u plagosën kur një bombë në anë të rrugës, goditi autobusin e tyre afër piramidave të Gizës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.