“Për kaposhët e Rilindjes, që nuk kuptojnë”, Manjani publikon videon: Mentori vetëm lartësohet

0
90

Bashkia e Tiranës, 6 muaj më parë ka hequr emrin e një rruge në Selitë, që mbante emrin e muzikantit të shquar ‘Mentor Xhemali’.

Djali i muzikantit, Maksim Xhemali është shprehur se u njoftua nga një shok për heqjen e emrit, dhe ndonëse ka bërë kërkesë në Bashki nuk ka marë asnjë përgjigje.

Lidhur me këtë akt të turpshëm të Bashkisë së Tiranës, ka reaguar edhe ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Përmes një postimi në Facebook, Manjani ndër të tjera shprehet se, Mentor Xhemali është i përjetësuar tashmë në trashëgiminë kulturore, që nuk ka rilindas që e vjedh e as e shkul dot.

Reagimin e tij Manjani e shoqëron edhe me një këngë të muzikantit.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit: 

Për kaposhët e Rilindjes, që nuk kuptojnë se Mentor Xhemali është pjesë e kulturës kombëtare dhe jeton thellë në shpirtin e këtij populli.

Mirë bënë që i hoqën emrin nga rruga e cila kush e di sa herë është vjedhur me tender…

Mentor Xhemali nuk mund të përjetësohet në rrugë, aq më pak në rrugë tenderash.

Ai është i përjetësuar tashmë në trashëgiminë kulturore, që nuk ka rilindas që e vjedh e as e shkul dot.

Le të kapardisen kaposhët, se thjesht do harrohen e mbulohen me turp.

Mentori vetëm lartësohet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here