FAKTET/ Pse kërcënimi i Ramës për “listën e zezë” nuk qëndron!

0
97

Kush i afrohet një qendre votimi me mendje të keqe, djeg veten dhe jo zgjedhjet. Është e rëndësishme të informohen njerëzit se çfarë parashikon kodi penal për individin që prek zgjedhjet. Kjo mund të të fusë në listën e zezë të të dënuarve për krime zgjedhore, të cilëve do t’u hiqet përgjithmonë e drejta e futjes në Shtetet e Bashkuara apo në Bashkimin Europian. Nuk dua kurrë që një shqiptar i zakonshëm t’ia shohë këtë qeder”.

Kjo deklaratë kërcënuese e kryeministrit Edi Rama, në takimin me 61 kandidatët për kryetar bashkie që do të garojnë në zgjedhjet e 30 qershorit duket se nuk bazohet në asnjë fakt.  E para, duke iu referuar Kushtetutës së vendit, të cilën kryeministri Rama e përmend vazhdimisht, theksohet se askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë vendit.

Të marrim versionin e dytë, SHBA dhe BE të “ndërtojë” një listë të zezë me personat që shkelin ligjin dhe prishin procesin zgjedhor, siç është dhe frika për lokalet e 30 qershorit, pasi opozita thotë se nuk do të lejojë zgjedhje farse.

Sa i për Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të paktën për zyrtarët që janë futur në këtë listë. Thuhet se janë rreth 170, mes tyre ish-kryeprokurori Adriatik Llalla dhe deputeti Tom Doshi (së fundmi përmendur dhe Petrit Vasili).

Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë.

Sekretari i Shtetit mund t’ia bëjë njoftimin zyrtarit privatisht ose në publik. Në listën e zezë mund të vendosen dhe biznesmenë që prekin interesat e SHBA, apo dhe individë që rrezikojnë sigurinë kombëtare.

Për lëvizjen e lirë në BE, situata është më e komplikuar. Në faqen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme tregohet se si funksionin lëvizja e lirë në vendet e hapësirës shengen. Po ashtu dhe rastet jepet drita e kuqe. Nëse një shtetas është ndaluar të hyjë në hapësirën Schengen duhet që, personalisht të kërkojë informacion nga vendi, i cili ka bërë ndalimin e tij, pranë përfaqësive diplomatike ose konsullore të atij vendi.

Kryeministri Rama në deklaratat e tij të paktën duhet të qëndronte brenda ligjeve të Shqipërisë. Po, është pikërisht kodi penal i ndryshuar ai që dënon ashpër ata që prekin zgjedhjet. Askush nuk dëshiron që në atë datë të ketë trazira, por ama dhe këto kërcënime nuk kanë asnjë vlerë për një kryeministër, vendi i të cilit kërkon të jetë pjesë e BE-së!/opinion.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here